Autori i vjedhjes së miliona eurove me inceneratorin e Tiranës ka alergji nga opozita/ Veliaj nuk e lejon të flasë në Këshillin Bashkiak

Autori i vjedhjes së miliona eurove me inceneratorin e Tiranës ka alergji nga opozita/ Veliaj nuk e lejon të flasë në Këshillin Bashkiak

17:23, 15/09/2023
A+ Aa A-

Sot po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila vijon që prej fillimit me propagandën e Erion Veliajt, autori i inceneratorit të Tiranës dhe nuk lejon anëtarët e opozitës të flasin në mbledhje...

Autori i shpërdorimit të miliona eurove të taksapaguesve të kryeqytetit nuk është mësuar me llogaridhënie.

Njeriu që ka firmosur për inceneratorët duke marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak monist për inceneratorin ka alergji të dëgjojë zërin e këshilltarëve të opozitës që mbrojnë interesat e qytetarëve të kryeqytetit.

Gjatë gjithë kohës në Këshillin Bashkiak ka bërë propagandë, ka sharë e fyer të zgjedhurit vendor vetëm e vetëm për të mos dhënë llogari.

Njeriu që ka lënë zona me mbi 100-mijë banorë pa çerdhe, pa kopshte dhe pa shkolla bën propagandë se do ndërtojë shkolla në Luginën e Preshevës.

Erion Veliaj ka derdhur përroin e tij psiqik për rreth 40 minuta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe është larguar nga mbledhja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco