Zgjedhjet në Kukës, qeveria shkarkon kandidatin e PS-së nga prefekt i Qarkut, në vend të tij emërohet zëvendësi i Gjicit

Zgjedhjet në Kukës, qeveria shkarkon kandidatin e PS-së nga prefekt i Qarkut, në vend të tij emërohet zëvendësi i Gjicit

16:46, 13/09/2023
A+ Aa A-

Pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Kukësit, nënkryetari i Bashkisë në detyrë Granit Gjana është emëruar Prefekt i Qarkut të Kukësit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, i cili ka vendosur njëkohësiusht shkarkimin nga posti i Prefektit Albert Halilaj, i cili është dhe kandidat i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, që vijnë pas largimit të Safet Gjicit, i cili u përfshi në skandalin erotik në zyrën e tij me shtetasen Alma K.

Vendimi i Qeverisë

 Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco