Basha kreu i grupit? Bardhi: Nikolla të mos kryejë asnjë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës…

Basha kreu i grupit? Bardhi: Nikolla të mos kryejë asnjë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës…

15:15, 13/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse Kuvendi do të njihte Lulzim Bashën si kreun e Grupit, kjo do të ishte “absurditet”.

Ai theksoi se kryetarja e Parlamentit duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit.

Ndërsa i kërkoi që të mos kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament

Gazment Bardhi: “Një situatë e tillë do të sillte absurditet. Basha të sjellë 18 vota, 19 e ka të siguruar. Qëndrimi i Kuvendit është e qartë, Kuvendi të zbatojë rregulloren e parlamentit.

Janë mbledhur të gjitha firmat në mbledhjen e sotme dhe nesër do të depozitohen kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Kush është kreu i grupit e dini edhe ju, jo më kryetarja e Kuvendit. E ka sqaruar në mënyrë korrekte se si merren vendimet për një grup parlamentar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco