Tryeza e dytë e opozitës, Bardhi: Morëm disa vendime të rëndësishme

15:05, 13/09/2023
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatët e tyre u mblodhën në një takim me dyert të mbyllura në kryesinë e Kuvendit.

Ky ishte takimi i dytë pas takimit përbashkues mes deputetëve të PD-së.

Gazmnet Bardhi tha pas takimit se gjatë ditës së sotme u morën disa vendime të rëndëishme.

“Kemi marrë disa vendim. Së pari vendosëm të propozojmë një paketë ligjore për të nisur punën për rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike, minimumi jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, do të ketë seanca dëgjimore në Komisione për çështje me interes për publikun”, u shpreh ai.

"Kemi unifikuar të gjitha qëndrimet për rëndin e ditës në seancën e radhës", tha Bardhi.

Ndërkohë i pyetur pwr veprimet e deputetit Basha, Bardhi tha se, "as Edi Rama, e askush tjetër s'e vendos dot kryetarin e grupit parlamentar të PD-së”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco