Berisha: Grupi Parlamentar i PD, deputetët e opozitës, do t'i japin përgjigjet e merituara Edi Ramës!

14:54, 13/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot se Grupi Parlamentar i PD dhe deputetët e opozitës do t’i japin përgjigjet e merituara Edi Ramës për shkeljen e të drejtave të deputetëve në Kuvend dhe braktisjen që ai i bën parlamentit.

Berisha dha një prononcim të shkurtër në përfundim të mbledhjes së përbashkët të Grupit Parlamentar të PD dhe të aleatëve që u mbaj sot Kryesinë e Kuvendit, ku u rakordua qëndrimi që do të mbajnë në sesionin e ri parlamentar që sapo ka nisur.

“Përfundoi mbledhja e Grupit, - tregoi Berisha. -  U diskutua e gjithë axhenda e nesërme e parlamentit, qëndrimet që do të mbajnë deputetët dhe z. Bardhi do t’ju informojë më me hollësi.

U diskutua gjërësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksional në kundërshtim me ligjin, me Kushtetutën, të parlamentin; shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit, të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe për të informuar zgjedhësit e tyre; braktisjen që i bën Edi Rama, parlamentit.

Për të gjitha këto,  Grupi Parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, theksoi lideri i opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco