Qeveria e Kosovës i përgjigjet Escobarit: Gjithçka përtej udhëzimit administrativ është kërkesë e Beogradit

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Escobarit: Gjithçka përtej udhëzimit administrativ është kërkesë e Beogradit

13:23, 13/09/2023
A+ Aa A-

Ministri i Administratës së Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, i ka quajtur kërkesa të Beogradit, thirrjet që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të dorëhiqen për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Një ditë më parë, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar u shpreh se “dorëheqjet janë rruga më e shpejtë dhe më e lehtë” dhe se “peticioni si nismë s’është provuar ndonjëherë”.

Në konferencën për media të mërkurën, Krasniqi mbrojti udhëzimin administrativ që ka përpiluar qeveria. Udhëzimi i hap rrugë ndërprerjes së mandatit të kryetarëve të komunave, vetëm nëse pas peticionit për largimin e tyre, deklarohen së paku 50 përqind e trupës votuese të asaj komune.

“Udhëzimi administrativ është proces demokratik dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje, por janë kërkesa të Beogradit. Ato nuk janë kërkesa në të mirë të qytetarëve”, tha ai.

Krasniqi përsëriti se Serbia ka penguar serbët që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Largimi i tyre mund bëhet përmes formës që është shumë demokratike. Kush mund të garantojë që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje nëse kryetarët japin dorëheqje? Për atë është e rëndësishme të kemi vullnet të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco