Rama e quan rastin e Belerit një ‘patate të nxehtë’/ 'Kathimerini': DASH u shpreh qartë për çështjen e tij

Rama e quan rastin e Belerit një ‘patate të nxehtë’/ 'Kathimerini': DASH u shpreh qartë për çështjen e tij

12:21, 13/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama bëri një postim të gjatë në lidhje me faktin se Shqipëria do të drejtojë Këshillin e Sigurimit.

Në këtë postim, Rama përmendi edhe çështjen e Fredi Belerit. Sipas tij, kjo është një ‘patate e nxehtë’.

“Shumica parlamentare dhe qeveria që unë drejtoj, kanë ideuar e mbështetur vendosmërisht një reformë aq të thellë dhe aq thellësisht europizuese të sistemit drejtësisë, sa që sot, për herë të parë në historinë e shtetit të saj, Shqipëria po e nxjerr kokën mbi ujin e ndenjur të pandëshkueshmërisë sistemike 100 e kusur vjeçare. Hetimi dhe ndjekja e pavarur penale e një sërë zyrtarësh të lartë të lidhur me pushtetin politik të radhës, përfshirë njërin prej zëvendëskryeministrave të mi të mëparshëm, janë prova kokëfortë e një ndryshimi epokal në jetën e vendit tonë. Shumë thanë se nuk do të ndodhte kurrë në Shqipëri që të prekeshin të pushtetshmit, por kjo tanimë është e qartë që po ndodh. Të tjerë thanë se qeveria do t’i kontrollonte gjithsesi organet e reja të drejtësisë, por kjo tanimë është e qartë që nuk ndodh.

Ndonjë po thotë se kur vjen puna tek ndonjë patate shumë e nxehtë në duart e drejtësisë, si ajo e zotit Beleri, unë duhet të ndërhyj e ta hedh pataten në det, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrsesi. Dhe unë vetëm do të përsëris deri në bezdi për shumëkënd, se lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar vetëm do të thellohet, pavarësisht dhimbjeve e kostove, sepse kjo luftë është e drejtë dhe e domosdoshme për Shqipërinë Europiane të të gjithë fëmijëve të këtij vendi,” shkruan Rama.

Ndërkohë, gazeta e madhe greke, Kathimerini, raporton sot se Departamenti i Shtetit ishte shumë i qartë, kur kërkoi një proces të ndershëm ligjor për Fredi Belerin.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dërguar një mesazh autoriteteve shqiptare se Uashingtoni pret që të respektohet shteti i së drejtës në rastin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri”, shkruan gazeta.

Duke iu përgjigjur një pyetje nga korrespondentët grekë në Uashington, një zëdhënës i DASH tha: “Ne jemi në dijeni të rastit dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin procesin e duhur sipas ligjeve të vendit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco