Parrullat serbe në Mitrovicë, a janë një provokim? Flet për Kafe Shqeto, zv/Drejtori i Policisë së Kosovës

Parrullat serbe në Mitrovicë, a janë një provokim? Flet për Kafe Shqeto, zv/Drejtori i Policisë së Kosovës

11:14, 13/09/2023
A+ Aa A-

Sloganet dhe parrullat serbe tashmë nuk janë vetëm në Serbi dhe Rumani por edhe në Kosovë.

'Kur të kthehet ushtria në Kosovë’ është një nga parrullat që është shfaqur së fundmi edhe në shkollat e Mitrovicës së Veriut.

Për të folur se sa shqetësuese është kjo çështje për shqiptarët që jetojnë atje ishte i ftuar në emisionin  e mëngjesit në SYRI.TV 'Kafe Shqeto'  Veton Elshani, zv/Drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Kafe shqeto: Kam përshtypjen se do ta keni të vështirë të përgjigjeni edhe si kosovar edhe si oficer policie. Megjithatë përsa i takon aspektit diplomatik çfarë do të thonë këto slogane të shfaqura, sa seriozisht i merrni ato dhe çfarë nënkuptojnë dhe për rendin publik në Kosovë?

Elshani: Mirë e thatë, nga aspekti diplomatik unë nuk mund të flas çfarë nënkuptojnë këto nga aspekti policor dhe ligjor nënkupton që është një rast që pas konsultimi me prokurorinë, iniciohet rast nxitje për urrejte dhe përçarje ndër etnike. Këto raste hetohen nga ana jonë  por nuk janë prioritet ose nuk janë shumë të rëndësishme që ndikojnë në sigurinë e përgjithshme në Veriun e Kosovës.

Kafe shqeto: E qartë megjithatë Veriu i Kosovës ka gjithashtu dhe një prezence me grupe le të themi armiqësore një term të kohërave të shkuara. Janë njerëz të cilët importohen herë pas here nga Serbia, infiltrohen në territorin e Kosovës. A janë ata personat që qëndrojnë pas kësaj lloje fryme nxitje- urretje?

Elshani: Nuk mund të themi diçka të tillë. Për shembull parrulla e fundit 'kur të khehet ushtria në Kosovë' ishte afër një shkolle teknike, në fakultete të ndryshme.

Nuk do të thotë që qëndrojnë persona të rrezikshëm pas këtij shkrimi. Ne kemi raste të tjera të cilat janë më të rëndësishme për ne sesa një shkrim i tillë edhe pse kjo siç thashë trajtohet nga ana jonë si nxitjes së urrejtjes dhe e përçarjes ndër etnike. Por kemi raste të armatimeve, kemi raste të personave me të kaluar kriminale të cilët vijnë në Veriun e Kosovës me qëllime të caktuara, kështu që ato janë me më shumë preriotet për ne edhe pse nuk i anashkalojmë këto shkrime që paraqitni ju.

Kafe shqeto: Sa ju takon pulsit të qytetarve sigurisht në Kosovë, e dimë që ka serb, a janë ata në një mendje me këto slogane, a janë të prirur për të bashkëpunuar me qytetarët kosovar se po jetojnë në tokën e tyre?

Elshani: Atë çfarë mund të them dhe nga aspekti policor që mund të mos hyj në aspektin politik sepse nuk na takon ne, është se këtu vendoset nga politika se si të veprohet, këtu në Veriun e Kosovës. Që do të thotë jo nga politika e brendshme këtu aq sa shumë shumë nga Serbia, do të thotë njerëzit e thjeshtë, qyetarë të thjeshtë janë për rend dhe qetësi publike. Atyre ju intereson mbizotërimi i ligjit dhe i rendit dhe asgjë më shumë. Janë interesa të tjera politike të shtetit fqinj të Serbisë të cilat ndikojnë që situata të tensionohet. Ajo çfarë unë mund të them është se institucionet e sigurisë nuk e besojnë se nuk ka qenë më shumë ndonjëherë për këto 23 vite të pranishëm në Veriun e Kosovës. Dhe serbët, qytetarët e thjeshtë, po shohin se ne nuk jemi këtu për të sulmuar, për të vrarë për të bërë keqtrajtime të ndryshme por jemi për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike dhe për t’ju shërbyer qytetarëve të këtij rajoni.

Kafe shqeto: A ndihen qyetarët e Kosovës të provokuar nga parrulla të tilla?

Elshani: Ne si polici e Kosovës në numër ma shumë nuk kemi qenë kurrë këtu. Qytetarët në përgjithësi në Veriun e Kosovës ndihen të sigurtë. Sa i përket këtyre slogane që shkruhen për në nuk është diçka e jashtëzakonshme dhe nuk është shumë e rëndësishme që ndikon tek qytetarët. Për mua personalisht si profesionist i policisë me përvojë mbi 20 vite nuk ka rëndësi, a kemi flamuj serb në Veri të Kosovës apo kemi  flamuj shqiptar në Veri të Kosovës. Në katër komuna kemi flamuj të shtetit të Kosovës dhe ne vazhdojmë me iu shërbu qyetarëve të Kosovës. Në momentin kur kalojnë mbi 20 vite përvojë pune nuk të bëjnë përshtypje këto elemente. Ne kemi flamuj shqiptar dhe në mëhallën e boshnjakëve në veri që për ne nuk paraqet asnjë problem. Për ne duhet të ketë rendi dhe qetësi. Ai që prish rendin dhe qetësinë publike ne merremi me ta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco