Berisha përshëndet suksesin e regjisorit shqiptar në Venecia, kujton dhe tentativat e 'piktor dështakut'

Berisha përshëndet suksesin e regjisorit shqiptar në Venecia, kujton dhe tentativat e 'piktor dështakut'

11:13, 13/09/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka përshëndetur suksesin e regjisorit shqiptar Erenik Beqiri në edicionin e 80-të të Bienales së Venecias, ku ai arriti me filmin e tij “Një udhëtim i shkurtër” (A short trip) të triumfojë në mes 12 produksioneve në kategorinë “Orizzonti Cortometragio” për filmat me metrazh të shkurtër.

Berisha shkroi në FB: “Shqiponja dhe plisi binom i pandarë!  Erenik Beqiraj ia zbardhi faqen kombit. Filmi i tij “Një udhëtim i shkurtër” mori “Luanin e Artë” në Venecia. Suksese gjithnjë e më të mëdha”, uroi ai.

Në vazhdim, Berisha solli në vëmendje tentativën e një tjetër emri në Shqipëri që mban postin e kryeministrit të vendit, Edi Ramës, për të fituar çmime si artist në bienalet e Venecias, duke shtuar këto radhë: 

“Ps. Piktori dështak Edi Rama, sapo u bë kryeministër u paraqit në Venecia me vizatimet e tij. Ato ngjallën të përziera publikut. Zhgarravina të një adoleshenti të droguar i damkosën ato kritikët e njohur të artit."

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco