Denoncimi/ Gazetari Çollaku: Kam marrë mesazhe kërcënuese nga Rrajat

Denoncimi/ Gazetari Çollaku: Kam marrë mesazhe kërcënuese nga Rrajat

10:51, 13/09/2023
A+ Aa A-

Në një debat për dhunën barbare të fisit Rraja, në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Basir Çollaku bëri një denoncim të fortë.

Ai tha se fisi Rraja e ka kërcënuar dhe vetë atë.

“Unë sot kam marrë mesazhe të dhunshme nga emra anonimë që vijnë në adresën time duke përmendur Rrajat. ‘Çfarë ke ti me to? Pse flet ti për to?’ edhe të tjera që janë gjëra shumë të rënda.

Pavarësisht skepticizmit tim ndaj institucionit, sepse kam pasur raste konkrete që ma kanë lëkundur besimin, në këtë rast unë sërish i jam drejtuar institucionit për të parë dhe për të kërkuar që ata të bëjnë detyrën, ashtu siç e bëj dhe unë.

Sigurisht kam bërë kallëzimin, i jam drejtuar Prokurorisë së Tiranës, për të ndjekur çështjen, për të gjetur kanosësin dhe për të kryer veprimet hetimore ashtu siç ligji e kërkon,” – u shpreh Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco