Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Kallëzimi i skandalit të TIMS në prokurori/ Gjokutaj: Duhet të bëhej në SPAK, fshihet grup i strukturuar kriminal

Kallëzimi i skandalit të TIMS në prokurori/ Gjokutaj: Duhet të bëhej në SPAK, fshihet grup i strukturuar kriminal

19:08, 12/09/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj teksa ka komentuar kallëzimin e skandalit të sistemit TIMS në Prokuroinë e Tiranës, është shprehur se pas kësaj vepre ka elementë të strukturuar kriminal.

I ftuar në “Tas Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Gjokutaj thotë se kallëzimi duhet të ishte bërë  në SPAK. Sipas Gjokutajt, policia e Tiranës i është drejtuar prokurorisë pasi e kishin më të thjeshtë për ta fshehur çështjen.

“Ky reflektimi nuk ka sens juridik sepse kur shkon në prokurori, prokuroria  nuk është një vend ku ti bisedon, kontakton me dikë atje dhe ai të jep një menim që ka ka apo ska gjë këtu. Prokurorisë i drejtohet me akt procedural, që quhet kaëllzim. Aty ka pas kaëllzim, ministri thotë nuk ka kaëllzim. Që ta marrin vesh të gjithë, ky është një grup i strukturuar kriminal. Kallëzimi nuk duhet të ishte bërë në prokurorinë e Tiranës, duhet të ishte në SPAK.

Nëse Ervin Muca do të ishte i vetëm në këtë vepër që ka kryer, brenda 3 orëve policia do ta nxirrte vet këtë. Por, fakti që ai është mbajtur hermetik, janë kërcënuar punonjësit që kanë pasur dijeni  dhe ka dalë shumë më vonë, tregon që ai ka pasur një mbështje të brendshme . Ka pasur një kompaktësi, ka pasur shumë njerës të interesuar për këtë dhe arritja e këtij qëllimi ka domosdoshmëri. Kryerja e kësaj vepre ka elementë të strukturuar kriminal brenda policisë dhe kjo ishte kompetencë e SPAK-ut. Jo më kot këta të policisë e kanë bërë kallëzimin tek prokuroria e Tiranës sepse është më e thjeshtë, nuk e kanë bërë në SPAK.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco