Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

'Ne do të ngrihemi e duhet të ngrihemi me gjithë forcën tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i egër'

'Ne do të ngrihemi e duhet të ngrihemi me gjithë forcën tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i egër'

14:45, 12/09/2023
A+ Aa A-

"Pra, ka ardhur koha të frymëzohemi nga Azem Hajdari. Thashë, Azem Hajdari është trashëgimi politike.  Ne do të ngrihemi, duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë. Duhet të ngrihemi me të gjithë komunitetin tonë, me të gjithë familjarët tanë. Duhet të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i egër."

Këtë thirrje, këtë paralajmërim e bëri sot kryetari i PD-së, Sali Berisha, në përfundim të fjalës që mbajti në takimin solemn kushtuar figurës së Azem Hajdarit në vazhdën e ceremonive përkujtimore të zhvilluara në 25-vjetorin e ndarjes tragjike të heroit nga jeta.

"Kjo që po përjetojmë sot është një pushtim i brendshëm, - nënvizoi Berisha ndër të tjera. - Qytetarët shqiptarë janë sot po aq të kontrolluar sa edhe në diktaturë. Qytetarët shqiptarë vidhen sot në mënyrën më të pamëshirë. Të drejtat e liritë e tyre shkelmohen. Nuk ka drejtësi! Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe në botë, që ka humbur tërësisht të drejtën e një procesi gjyqësor.

84 perqind e shqiptarëve duan të largohen. Nuk ka kushtrim sot, nuk ka thirrje, për të gjithë ata që kanë ADN shqiptare, për të gjithë ata që kanë ndjenja për këtë vend, për të gjithë ata që besojnë në liri, thirrja më e madhe është të ngrihemi.

Është bërë punë shumë serioze, e faktuar në mënyrën më të pamohueshme, më të plotë se këtu krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim si në diktaturë. Sot krimi, droga, vjedhja, shndërrohet në votë.

Isha dje në Kukës, 400 tendera Safet Gjici. Ato shndërrohen në votë. Dhe vota në Safet, në Edvin, Erion, Ilir Beqja, etj. Pra, po bëhemi personazhe nëse rrimë dhe numërojmë pa lëvizur këto që themi. Këto janë realitete!

Atëherë ishte terrori i Sigurimit, sot është terrori i banditëve dhe krimit. Edi Rama ka krijuar mekanizmin kriminal me industrinë e blerjes, me makinerinë e frikës dhe terrorit. Ju garantoj unë ju se në 100 mandate, minimumi 85 i fut në xhep. Por më tragjikja, sepse një pjesë e mirë thotë se ai vjedh, por i fiton. Është njëlloj si t’i thuash hajdutit, nuk e ke vjedhur plaçkën, por është e jotja. Këtë e bëjnë nga procesi i frikës.

Pra, ka ardhur koha të frymëzohemi nga Azem Hajdari. Thashë, Azem Hajdari është trashëgimi politike.  Ne do të ngrihemi, duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë. Duhet të ngrihemi me të gjithë komunitetin tonë, me të gjithë familjarët tanë. Duhet të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i egër," theksoi kryetari i PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco