Drejtësia me regji, tubi i vetëm i oksigjenit për Ramën!

Drejtësia me regji, tubi i vetëm i oksigjenit për Ramën!

17:33, 11/09/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili:

Pyetja e madhe, që shtrohet sot është:

Si mundet të vazhdojë t ëzvarritet akoma një qeverisje e tillë e damkosur tërësisht?

ÇFARË THONË FAKTET!

Asnjë qeverisje nuk është ngarkuar me skandale kaq të rënda korruptive dhe kriminale se sa qeverisja e Edi Ramës.

Asnjëherë në historinë e pluralizmit asnjë opozitë tjetër më parë nuk ka mundur të denoncojë qeverisjen me mijrëa fakte e dokumente të pakundërshtueshme ashtu siç ka bërë opozita aktuale.

Asnjëherë fatura e korrupsionit nuk ka qënë kaq e tmerrshme dhe me milarda euro sa kjo e kësaj qeverisje.

Asnjë qeverisje nuk është inkriminuar si kjo me trafikun e drogës.

Asnjë qeverisje nuk është bërë njësh si kjo me krimin e organizuar dhe pastrimin kolosal të parave.

Asnjë qeverisje nuk ka shkatërruar zgjedhjet dhe voten duke e shitblerë e kriminalizuar në mënyrën më të keqe duke hedhur në erë themelin e demokracisë.

DREJTESIA TUBI I OKSIGJENIT PËR RAMËN!

Është shumë e qartë se qeverisja e Ramës vazhdon të zvarritet sepse nuk ndëshkohet.

Faktet mbi vetë Ramën dhe me firmen e tij janë në tavolinen e SPAK, por Rama ndryshe nga të gjithë nuk thirret dhe nuk perballet me drejtesinë.

Qindra faktet për Veliajn gjëmojne ditën për diell dhe paratë me firmën vazhdojnë vidhen përditë, por ai akoma nuk është para drejtësisë.

Mjaft ministra dhe ish-ministra janë nën akuzë për hajdutërinë e frikshme me koncesionet dhe tenderat grabitqare, që kanë dëmtuar rëndë financat publike deri edhe shëndetin e qytetarëve.

Veprimi i munguar i SPAK ndaj fakteve flagrante dhe shumë të rënda është një mbështetje e hapur ndaj qeverisë, mbështetje, që mban gjallë dhe të pandëshkuar një korrupsion galopant, që është bërë shqetësim kombetar dhe ndërkombëtar.

Veprimi i munguar i SPAK minon shtetin e së drejtës, veprimin e ligjit dhe besimin e qytetareve te drejtesia.

Veprimi i munguar i SPAK ndaj Ramës dhe bashkëpunëtoreve të tij ka minuar qëllimet e reformës në drejtësi dhe integrimin europian të vendit duke ja bërë të lehtë jetën narkoshtetit.

Pra, drejtesia e kapur dhe me regji është qartazi tubi i vetëm i oksigjenit që shtyn orët dhe zvarritjen e Ramës dhe qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco