Bardhi: Rama, i paaftë të mbrojë ndryshimet e veta në qeveri! Ministrat e rinj njëlloj do ta mbrojnë korrupsionin e tij!

15:12, 11/09/2023
A+ Aa A-

Nga deklarata për media e z. Gazmend Bardhi në përfundim të seancës plenare ku u votuan ndryshimet në qeveri.

Pyetje: Z. Bardhi, si i vlerësoni në mënyrë koncize, ndryshime e sotme në qeverie?

Bardhi: Së pari, do të duhet të ndaj, shqetësimin me ju që edhe pse sot u formatua gjysma e kabinetit qeveritar, nuk u lejua një debat parlamentar mbi këto ndryshime në qeveri. Fjala vjen, ne nuk kemi asnjë shpjegim se pse ditën e parë të shkollës, shkarkohet ministrja e Arsimit dhe emërohet dikush tjetër. Nuk kemi asnjë sqarim publik se pse shkarkohet ministrja e Jashtme në një kohë kur përpara kemi Samitin e Berlinit dhe presidencën nga Shqipëria të Këshillit të Sigurimit në OKB.

Ajo që vihet re është se edhe kur propozimet e kryeministrit vijnë për votim, ai është i paaftë të vijë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar, sepse shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se sado makijazh të bëjë në përbërjen e kabinetit Edi Rama, vulën e korrupsionit që kjo qeveri mban në ballë për shkak të kryeministrit të vendit, nuk e heq dot.

Sa i përket emërimeve apo emrave të rinj, nuk ka asnjë rëndësi se si quhen ministrat e rinj apo të vjetër të Edi Ramës, njelloj do të vazhdojnë të mbrojnë koncesionin e Sterilizimit, njelloj do të vazhdojnë të bëjnë pagesa për inceneratorët, njelloj do të vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Edi Ramës sepse problemi i kësaj qeverie nuk janë anëtarët e kabinetit, por është kryeministri Edi Rama.

Pyetje: A do të mblidheni këtë javë siç premtuat javën e kaluar, në tryezë me z. Berisha?

Bardhi: Patjetër, do të mblidhen në një tryezë, do të vazhdojnë të 59-të deputetët opozitarë të Partisë Demokratike dhe të Aleancës për Ndryshim në parlamentin e Shqipërisë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco