Erion Braçe voton kundër shkarkimit të Xhaçkës - Ja si u ndanë votat në parlament për ministrat

Erion Braçe voton kundër shkarkimit të Xhaçkës - Ja si u ndanë votat në parlament për ministrat

14:51, 11/09/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme në një seancë plenare të posaçme, parlamenti ka votuar për ndryshimet në qeverinë Rama, dekretet e Presidentit të Republikës. Opozita nuk u lejua të debatojë për shkarkimet dhe emërimet, por në heshtje me votë ka pasur kundërshti ndaj vendimeve të Kryeministrit edhe nga vetë brenda mazhorancës. 

Kështu, pati vota socialiste kundër lidhur me shkarkimin e ministreve Olta Xhaçka, Evis Kushi, Edona Bilali dhe Ilva Ekonomit.

Ka qënë deputeti Erion Braçe që votoi kundër shkarkimit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçkës kur 95 vota ishin pro.

Deputetët Xhafa, Sula dhe Hasani kundërshtuan shkarkimin e ministres së Arsimit, Evis Kushit ndërkohë që 99 deputetë votuan pro dhe vetëm një abstenoi.

Deputetët Xhafaj, LIkaj dhe Hasani votuan kundër shkarkimit të ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Edona Bilalit, shkarkim që mori 104 vota pro.

Xhafa dhe Sula po ashtu nuk qenë dakord me shkarkimin e ministres Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimetndërkohë që 98 vota ishin pro largimit të saj. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco