Kuvendi monist rrëzon kërkesën e opozitës për debat, voton ministrat e rinj të qeverisë

Kuvendi monist rrëzon kërkesën e opozitës për debat, voton ministrat e rinj të qeverisë

14:20, 11/09/2023
A+ Aa A-

Kuvendi është mbledhur sot në mesditë, ora 14:00, në seancë plenare, duke votuar pa diskutime e debate dekretet e Presidentit të Republikës Bajram Begaj për shkarkimin e disa ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj në vendin e tyre.

Kësisoj, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës dhe i ka mohuar asaj të drejtën për të thënë fjalën e saj për ekipin e ricikluar qeverisës që do të drejtojë vendin.

Por, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke dalë nga Kuvendi, e tha fjalën e opozitës para medias dhe i bëri denoncimet e saj publikisht: “Kjo seancë ishte tipike me një sesion që mund të zhvillohet në shpellat e thella apo bodrumet e mafies. Kjo shëmbëllente me një takim të mafiozëve në të gjitha aspektet, - tha Berisha. -  Le t’i marrim me radhë.

Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka, e cila pasi bëri burrin, investitor strategjik në shkelmim të Kushtetutës, u vërsul e papërmbajtur, drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj.  Por zëvendësohet Olta Xhaçka në qeveri me një diplomat, i cili bën një gabim fatal të jetës së tij, pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet dhe ceremonitë për të zënë vendin e ministrit të Jashtëm i kishte bërë Spiropali, por një video që thuhet se doli në rastet e fundit në të cilën Spiropali bënte mbledhje me Bajrët dhe Pëllumb Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër qendrës, detyroi (thonë) Ramën ta anullojë emërimin e saj. Ju garantoj se sapo të më bjerë në dorë ajo video, do ta bëj publike pa asnjë diskutim," theksoi Berisha duke vijuar me emrat e tjerë.

Kuvendi i mazhorancës voton me shumicë votash, dekretet e Presidentit për shkarkim dhe emërim të disa ministrave

Kuvendi miratoi me 95 vota pro dhe 1 kundër shkarkimin nga detyra të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kuvendi miratoi me 110 vota pro shkarkimin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Kuvendi miratoi me 99 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim shkarkimin e  ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Kuvendi miratoi me 107 vota pro, shkarkimin e  ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca

Kuvendi miratoi me 102 vota pro dhe 4 kundër, shkarkimin e  ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

Kuvendi miratoi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër shkarkimin e  ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 35 kundër emërimin e Arbian Mazniku si ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 1 abstenim  dhe 32 kundër emërimin e Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 33 kundër emërimin e Igli Hasani si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 1 abstenim dhe 35 kundër emërimin e Ogerta Manastirliu si ministre e Arsimit dhe Sportit.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 27 kundër emërimin e Anila Denaj si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Kuvendi miratoi me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër projektvendimin “Për lirimin nga detyra të Ervin Mete si kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco