SYRI TV/ Viti shkollor nis me probleme, 15 shkolla nuk u hapën në Durrës

13:41, 11/09/2023
A+ Aa A-

Rënia e numrit të nxënësve nuk është i vetmi problem. 14 shkolla në Durrës nuk janë ende gati edhe për këtë vit, për shkak se nuk ka mbaruar rindërtimi i tyre pas tërmetit. Mijëra nxënës të këtyre shkollave, detyrohen të bëjnë mësim me turne, duke sjellë jo pak probleme. Bashkia Patos nuk mbajti premtimin për rindërtimin e një shkolle ku mësojnë 100 nxënës, të cilët prej dy vjetësh janë shpërndarë në shkolla të tjera. Komuniteti rom në Fier protestoi, pasi sipas tyre kushtet ekonomike po i detyrojnë fëmijët të braktisin arsimin fillor.

Nga SYRI TV

Bashkia e Patosit premtoi tre vjet më parë se do të kryente riparimet në shkollë brenda pak kohësh, por sot pas dy vjetësh, prindërit detyrohen të gjejnë zgjidhje  privatisht… Banorët e fshatit Grizë Lënginas janë të zhgënjyer nga pushteti lokal, i cili sipas tyre, ka lënë 100 fëmijë pa institucion arsimor.

Ndërkohë, në lagjen rome të qytetit të Fierit, ky komunitet ka protestuar për shkak se sipas tyre, problemet ekonomike po i detyrojnë të lënë fëmijët pa shkollë.

SHKOLLAT QË NUK DO TË HAPEN

Shkolla e bashkuar ‘Rexhep Mezini’ Ishëm

Shkolla sportive Benardina Qerraxhia,

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti”,

Shkolla 9-vjeçare Vadardhë,

Gjimnazi Naim Frasheri,

Shkolla 9-vjeçare "Eftali Koçi"

Gjimnazi Manez

Shkolla ‘Zyber Sallaku’,

Shkolla ‘Isuf Ferra’,

Shkolla ‘14 Nëntori’,

Shkolla ‘Jusuf Hoti’,

Shkolla ‘Pren Simoni’,

Shkolla  ‘Besnik Hidri’,

Shkolla ‘Dom Nikoll Kacorri’

Shkolla ‘Riza Shera’.

Për pasojë mijëra nxënës do të vijojnë mësimin me turne në 14 shkolla të tjera të bashkisë së Durrësit.

Për prindërit, mësimi me turne është kosto financiare por edhe sociale, për shkak se të miturit nuk e kanë të mundur të përballojnë mësimin me turne gjatë orëve të pasdites.

Disa prej prindërve, janë shprehur se po detyrohen të braktisin edhe vendet e punës, për shkak se njëri prej tyre duhet të kujdeset për fëmijët që vijojnë mësimin me turne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco