Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Veliaj i merr familjes Leci 7600 metra tokë për 3.4 mln lekë për tregun në Farkë

Veliaj i merr familjes Leci 7600 metra tokë për 3.4 mln lekë për tregun në Farkë

18:16, 08/09/2023
A+ Aa A-

Nga Boldnews.al

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka “përdorur” rëndom kryeministrin Edi Rama për të zhvatur një super pronë në Farkë të Tiranës, ku është bërë tregu i ri agroushqimor. Prona është në kufi me unazën nga TEG-u në drejtim të Rrethrrotullimit të Shkozës, ndërsa kohët e fundit në afërsi të asaj zone janë ndërtur komplekse luksoze vilash. Aktualisht, pronat e asaj zonë janë më të kërkuarat në treg nga firmat e ndërtimit, teksa kanë arritur deri në 200 euro një metër katror në afërsi të rrugës. Por, me sa ia mori Veliaj familjes Lici? Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, një pronë prej 7665 metra katrorësh, Veliaj ia mori me një çmim qesharak prej 3.4 milionë lekësh. Një veprim kriminal i Veliajt dhe i bandës së tij në bashki, pasi fillimisht ia rrëmbeu pronën kësaj familje, shpenzoi miliona euro për të ndërtuar disa baraka dhe tashmë vendos të kompensojë këtë familje me këtë çmim qesharak.

Image

Dokumenti i mësipërm është Vendimi i Këshillit të ministrave, me numër 504, me objekt “për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë i produkteve ushqimore (Tirana Agrikulturë)”. Në këtë vendim shkruhet se “pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “vresht”, me një vlerë të përgjithshme prej 3.434.215 lekësh. Vlera përballohet nga Bashkia e Tiranës”. Më tej përcaktohet se shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR, Edi Rama” përfundon dokumenti.

Image

Pra, në fund është emri dhe firma e Edi Ramës, kryeministrit tonë. Bashkëngjitur kësaj VKM-je është edhe një tabelë, ku detajohet se shpronësimi është bërë me një VKM të vitit 2016. Pra, me një ccmim qesharak të pronës prej 448 lekë 1 metër katrorë. Ose, as më pak se 5 euro. Por me sa shiten pronat në atë zonë? Nëse do të bësh një kërkim të thjeshtë në internet, rezulton se për prona buzë rrugës, ccmimi shkon deri në 200 euro në 1 metër katrorë. Dhe, nëse do të llogarisim sipërfaqen totale rezulton se prona që i mori Veliaj familjes Lici shkonte në plot 1.5 milionë euro. Por, edhe gjysma e këtij ccmimi me 100 euro metri katror vlera do të shkonte në 750 mijë euro. Megjithatë, këtë super pronë, Bashkia e Tiranës ia mori kësaj familje për vetëm 30 mijë euro! Ndërkohë, nga ana tjetër, për ndërtimin e atij tregu janë shpenzuar miliona euro. Janë fryrë kostot, janë bëra shtesa pagesash për firmat e ndërtimit, janë bërë pagesa qindra mijëra euro për projektime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco