Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna

SYRI TV/ Berisha e Meta, takim në selinë blu - Kreu i PL: Opozitë e bashkuar kundër regjimit

14:01, 08/09/2023
A+ Aa A-

Unifikimi i opozitës  dhe zgjedhjet e pjesshme në Kukës ishin në fokus të takimit të liderit të opozitës Sali Berisha me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën në selinë blu. Në një dalje për mediat pas takimit, Meta deklaroi se Partia e Lirisë dhe deputetët e saj do të jenë bashkë me opozitën në vijën e parë të ballafaqimit. Ai theksoi se  pas bashkimit të opozitës, pjesë e aksionit do të jenë edhe protestat.

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilluan këtë të premte një takim  në selinë blu me në fokus bashkërendimin e punës në sesionin e ri dhe zgjedhjet e pjesshme të Kukësit. Detaje nga takimi që zgjati më shumë se 60 minuta dha  kryetari I PL, Ilir Meta, në një prononcim për gazetarët ku deklaroi se bashkimi i opozitës është e vetmja mënyrë për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës, teksa vlerësoi edhe mbledhjen e unifikuar të 43 deputetëve demokratë.

I pyetur për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, Meta deklaroi se Partia e Lirisë  do të mbështesë fushatën për kandidatin e opozitës ndërsa u shpreh se deputetët e kësaj force politike do të jenë në linjën e parë të ballafaqimit në parlament e kudo.

Ndërsa lidhur me aksionin opozitar, ish-presidenti Meta deklaroi se shumë shpejt opozita e bashkuar do të  mbajë protesta kundër qeverisë.

Takimi Meta - Berisha vjen një ditë pasi KQZ regjistroi koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e pjesshshme që do të mbahen në Kukës me 24 shtator, ku opozita do të garojë me kandidatin e dalë nga vota e primareve demokrate, Emri Vata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco