Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Berisha: Policia franceze e diskretitoi Ballën! Kryeministria me dendësinë më të madhe të telefonave të kriptuar

Berisha: Policia franceze e diskretitoi Ballën! Kryeministria me dendësinë më të madhe të telefonave të kriptuar

13:27, 08/09/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e kryetarit të PD, z. Sali Berisha, sot, 8 shtator 2023:

"E dëgjuat zëdhënësin e krimit se si i mashtroi shqiptarët?! Policia e Shtetit kontribuoi tha, por mençuria e francezëve që nuk u tregoi ku e kishin kapur dhe ky shpalli Parisin se aty e kapi policia shqiptar!!! 

Policia franceze, ekipi që merret me të kërkuarit, e arrestoi në Strasburg!

Po çfarëdo që të thotë Balla nuk mund të diskreditohet më shumë seç është, por ne do të bëjmë dora - dorës, ne do bëjmë çfarë të kemi në dorë që bisedat e tij me bandat e krimit të dalin. 

Është një nga eksponentët, por nuk është i vetmi. Se ato telefonat në kryeministri kanë pasur dendësinë më të lartë. Dhe statistikat që unë ju them ju del. Kam informuar se shqipja është gjuha e dytë dhe këtë e konfirmon edhe Brukseli, se shqipja është gjuhë e dytë nga bisedat e transkriptuara. 

Ju them se ndërtesa e Këshillit të Ministrave ka dendësinë më të lartë të telefonave të kriptuar në Shqipëri të cilët kanë qenë gjithsej 8 mijë dhe 7 mijë në Europë. 15 mijë telefona janë disponuar vetëm nga shqiptarët, tre katër lloje janë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco