Lajmi i fundit

Kalaja-Policisë: Po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës! Protesta e radhës të martën ora 11:00

Bumi i Ramës/ Prengaj: 10 milionë turistë?! Shifër jashtëzakonisht e madhe, s'kemi as hapësira akomoduese për kaq

Bumi i Ramës/ Prengaj: 10 milionë turistë?! Shifër jashtëzakonisht e madhe, s'kemi as hapësira akomoduese për kaq

12:19, 04/09/2023
A+ Aa A-

Sa milionë turistë na pushtuan dhe a na i llogaritën edhe familjarët tanë si turistë? -   Me këtë pyetje e ka hapur debatin sot në Kafe Shqeto, gazetari Flavio Qarri. Për të kërkuar përgjigjen, kishte ftuar në studio një përfaqësues të operatorëve turistikë, Frenkli Prengajn, menaxher i “Discover Albania”, i cili shpjegoi rrethanat e “bumit” veror të kryeministrit Edi Rama duke vuri në dukje se shifra 10 milionë turistë që jep qeveria, është jashtëzakonisht e madhe,

“Ky sezon ka dalë pritshmërive, - tha Prengaj, - me thënë të drejtën, ka qenë më shumë se ç’prisnim. Ka qënë një fluks i madh turistësh në vend, duke përfshirë destinacionet në të gjithë Shqipërinë, nuk është se kishte një destincion specifik se ku ka qenë më shumë i përqendruar.”

Flavio: Tashti, Ksamili ka qenë një çikë më shumë...

Prengaj: Ksamili patjetër, duke qenë se e nisi “The Guardian” që në janar duke e konsideruar si “Maldivet e Evropës”

Flavio: Ka pasur një fushatë “të targetuar” drejt Ksamilit?

Prengaj: Ka pasur, është e vërtetë që ka pasur. Unë nuk di të them nëse ka qënë e paguar në prapaskenë apo jo, por di të them që...

Flavio: Po e paguar është, është pranuar.

Prengaj: Nëse nuk ka qenë e paguar, ne jemi shumë me fat. Nëse ka qenë e paguar, po them që këto përfitimet afatshkurtra i morëm, duke qenë se patëm një dyndje shumë të madhe dhe e gjithë kryefjala e jugut ishte Ksamili i konsideruar si “Maldivet e Europës”, fillimisht nga “The Guardian” e pastaj nga kushdo që vinte përsa i përket natyrës, pasi shërbimi akoma duhet...

Flavio: Të flasim dhe për shifrat, Frenkli. Qeveria shqiptare pretendon 10 milionë turistë, shifrat flasin  për gati një e gjysmë, dy...Ti si mendon, ku jemi?

Prengaj: Unë nuk mund të them akoma, duke qenë se jemi akoma të nxehtë nga sezoni veror. Akoma nuk është mbyllur përfundimisht. Pas sezonit bëjmë analizat tona, ku ishim, ku duhet të ishim, por di të them se 10 milionë është një shifër jashtëzakonisht e madhe. Ne nuk kemi as hapësira akomoduese për këtë numër./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco