Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

FOTO/ Provokimi i Nikollës në Kuvend dhe reagimi i Berishës: Shpella më e madhe e mafies në këtë krah

FOTO/ Provokimi i Nikollës në Kuvend dhe reagimi i Berishës: Shpella më e madhe e mafies në këtë krah

10:48, 04/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha , ka marrë fjalën sot në Kuvend, pas një deklarate provokative të kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, që shpalli si kryetar të grupit parlamentar të PD, Lulzim Bashën.

Z. Berisha, në fjalën e tij, ju drejtua qytetarëve shqiptarë në fillim, duke e cilësuar parlamentin si të bazuar mbi krimin dhe mazhorancën socialiste si shpellën më të madhe të mafias në Europë dhe botë.

Çfarë tha Lindita Nikolla:

Nikolla: “Sot në orën 9 kam marrë njoftim nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila më drejtohet me njoftimin që në zbatim të nenit 16, pika 2 të rregullores së parlamentit, bazuar në nenin 6 të rregullores së Grupit parlamentar të PD, miratuar me vendimin nr 24 datë 3 shtator 2023 të kryesisë së PD-së, vë në dijeni se kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike është kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha. Ka kërkuar z. Berisha për procedurë, më pas z. Bardhi.”

Image

Image

Basha në Kuvend kur dëgjon për emërimin dhe reagimi i deputetëve demokratë

Merr fjalën kreu i PD, z. Berisha.

Pas kësaj deklarate, kryetari i Partisë Demokratike, lideri historik i PD, Sali Berisha, ka marrë fjalën nga foltorja e Kuvendit duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë:

“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni hapjen e këtij sesioni parlamentar! Zonja deputete, zotërinj deputetë!

Ju ftoj për një moment të përfytyroni shpellën më të madhe të mafies që imagjinata juaj mund të përfytyrojë. Drejtoni sytë këtu, në këtë krah dhe kjo është më e madhja në Europë dhe në botë!

Ky parlament është i bazuar i tëri mbi krimin, mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve!

SKY, ECC dhe Enkrochat dëshmojnë se lidhjet tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Meksikë, Ekuadro, Bolivi.

Dëshmojnë se ju keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni asnjë ditë të vetme të jeni në këtë sallë.

Dëshmojnë se shumica juaj duhet të jenë tek Balili dhe balilat tuaj! Së pari.

Së dyti, ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë një parlament voton për dyfishimin e rrogave të deputetëve në një kohë kur le në mjerim, në gomone, varfëri ekstreme, qytetarët, sepse kur psikologjinë, ndërgjegjen, logjikën ta infiltron krimi ke humbur çdo lloj mundësi.

Së treti, kur po lexoje atë fjalim më kujtohet Vitori Çurin, por absolutisht ajo ka qënë edhe më modeste sesa ti. Po si mund të dalësh para të lexosh një raport të atillë?!

Fund e krye mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime!

Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve, ndaj dhe unë ju ftoj të dashur qytetarë t’ia shkurtojmë jetën, ditët një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë, një parlamenti anti-kombëtar që refuzon të dënojë gjenocidin serb mbi shqiptarët, një parlamenti që ka miratuar ligje dhe rregulla që ndihmojnë Serbinë e madhe të Ballkanit të Hapur, një parlamenti që vetëm shqiptar nuk mund të quhet./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e parë të mbajtur në sesionin e ri parlamentar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco