BE me kërkesa të qarta: Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar

BE me kërkesa të qarta: Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar

08:05, 03/09/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e hapave që u është kërkuar atyre për t’i krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut dhe të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar.

Këto qëndrime i ka shprehur Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, i cili ka rikujtuar angazhimin që Kosova ka marrë në Bratisllavë për de-eskalimin.

“BE-ja nënvizon deklaratën e Përfaqësuesit së Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor 2023, e cila i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të de-përshkallëzuar situatën dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Kosova u angazhua për këto parime në Bratislavë në korrik 2023”, ka thënë ai për Kohën.

Ndryshe, takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillohet më 14 shtator.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash.

Kujtojmë se më 10 korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian u pajtuan për disa hapa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, përfshirë zvogëlimin e pranisë policore dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak, po i vazhdon takimet me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut. Ai e ka përmendur muajin shtatorë si afat kur mund të ndodhë takimi i radhës, por jo edhe ndonjë datë të saktë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco