Zbardhet agjenda e plotë e vizitës së presidentes Osmani në Shqipëri, përveç Begajt, dy takime me Ramën

Zbardhet agjenda e plotë e vizitës së presidentes Osmani në Shqipëri, përveç Begajt, dy takime me Ramën

21:26, 02/09/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, më 4 shtator do të nisë vizitën e saj dyditore në Shqipëri, ku fillimisht do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Përveç Begajt, Osmani do të ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama, takim ky që do të mbahet më 4 shtator nga ora 12:30 deri në 12:45.

Pas takimit kokë me kokë me Ramën, do të ketë edhe një takim mes delegacionit të Osmanit e atij të Ramës, që pritet të zgjasë nga ora 12:45 deri në orën 13:00

E para e shtetit, takim do të ketë edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Agjenda për media 4-5 shtator

4 shtator

Ora 10:00 - Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Ora 10.15-10.40 - Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 10.40-11.30 - Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës;

Ora 11.40-12.05 - Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje(nevoitet Livestream fb i Presidentes dhe fb i Presidences)

(Shënim: Deklaratat e dy Presidentëve – nga dy pyetje nga gazetaret për secilin President)

Ora 12.30-12.45 - Takimi tête-à-tête midis Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 12.45-13.00 - Takim midis dy delegacioneve te kryesuara nga Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 14:35-15:20 - Takim midis Kryetares së Kuvendit, SH.S.Znj. Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu

 5 shtator

Ora 09:00 - 09.20 - Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave (Kosove, Shqiperi, MV).

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë

Vendi: Presidenca e Shqipërisë

Ora 09:30-09:40 - Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit te Gardes se Republikes, z. Gramos Sako

Ora 11:15-11:30 - Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo

Vendi: Bashkia e Beratit

11.30-11.45 - Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

Ora 16.50-17.15 - Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako

Vendi: Bashkia Durrës

Ora 17.30 - Vizite ne piken doganore te Kosovës ne Portin e Durrësit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco