Henze: Gunther sa është tarifa juaj për urimet ndaj Bashës, i cili është i kërkuar nga drejtësia belge

Henze: Gunther sa është tarifa juaj për urimet ndaj Bashës, i cili është i kërkuar nga drejtësia belge

20:33, 02/09/2023
A+ Aa A-

Këshilltari i CDU, eksperti gjerman, Martin Henze ka reaguar pas përfshirjes së politikanit gjerman t Gunther Krichbaum në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

Henze është shprehur se është e papranueshme që një zyrtar gjerman të përfshihet në punët e brendshme të partisë sonë motër në Shqipëri, PD, edhe pse është i vetëdijshëm që ka një mosmarrëveshje ligjore mes Lulzim Bashës që ka një grup shumë të vogël pas vetes dhe  shumicës së anëtarëve dhe deputetëve të PD-së

Postimi:

Është e  habitshme deri pa pranueshme që Gunther po përfshihet në punët e brendshme të partisë sonë motër në Shqipëri, PD, edhe pse është i vetëdijshëm që ka një mosmarrëveshje ligjore mes Lulzim Bashës që ka një grup shumë të vogël pas vetes dhe  shumicës së anëtarëve dhe deputetëve të PD-së. Ky proces gjyqësor drejtohet nga ekzekutivi Rama për interesa të tyre për të dobësuar opozitën. Sipas indeksit të korrupsionit, ai është një nga drejtuesit më të korruptuar në botë, një qeveri mafioze me të cilën Basha bashkëpunon indirekt dhe fshehurazi. Kjo shtron pyetjen se çfarë i intereson Krichbaum, ai nuk është i legjitimuar  nga CDU për tu perfshirë në çështje të tilla. Gunther sa është tarifa juaj për urimet për Bashën,i cili është kërkuar nga policia  belge për të dhënë sqarime dhe i përfshirë në korrupsion në Shqipëri?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco