Pasi bëri veten kryetar të përjetshëm, Lulit i 'vjedhin' Facebook-un/ Poston në rrjetin social: Partia e qytetarëve dhe anëtarëve

Pasi bëri veten kryetar të përjetshëm, Lulit i 'vjedhin' Facebook-un/ Poston në rrjetin social: Partia e qytetarëve dhe anëtarëve

18:07, 02/09/2023
A+ Aa A-

Është i çmendur, mendon njerëzit si të tillë, apo i kanë vjedhur paswordin e Facebook???

Lulzim Basha u braktis nga anëtarët e partisë, ata që mbetën i përjashtoi, 50-mijë të tillë brenda një dite, u braktis nga të gjithë deputetët e Partisë Demokratikë. As u skuq, as u zverdh, karakteristikë tipike vetëm e tij si politikan në Shqipëri.

E duke qëne që as zvedhet, as skuqet ai vijoi sot pengmarrjen e partisë duke organizuar një ziafet politik në pallatin e sportit. 

E mbushi sallën me takatin e Edi Ramës dhe me një grusht servilësh që i numërohen me gishtat e dorës. 

Nuk mbaron këtu. Fill pasi mori të gjitha postet drejtuese për vete, fill pasi bëri veten kryetar të përjetshëm, Luli poston në Facebook “vizionin” për një parti që nuk është e kryetarit, por e anëtarëve. 

Përse e bën Lulzim Basha këtë, është budalla? Jo! 

Ai e di që salla sot nuk u bush me takatin e tij, por të Taulant Ballës dhe Edi Ramës, ai e di që shumica e sallës janë votues të rilindjes, dhe duke qenë në shërbim të rilindjes bën një postim në Facebook që s’ka lidhje fare me çfarë ndodhi në atë sallë. E bën këtë me qëllim që të peshkojë sa të mundet vota edhe jashtë asaj salle për Edi Ramën, tutorin e tij. Sepse Lulzim Bashën e ka bindur Rama që shqiptarët nuk kuptojnë, prandaj mashtroi sa të mundesh.

Vetë kështu mund të shpjegohet postimi i Lulzim Bashës në Facebook menjëherë pasi bëri veten kryetar të përjetshëm dhe mori të gjitha postet e tjera në parti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco