Vasili: Drejtësia e vonuar drejtësi e munguar, gjykatat në kaos total

18:06, 02/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Eneida Ndoci për të folur mbi zhvillimet e drejtësisë ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar, ndërsa u shpreh se  reforma nuk solli përmirësim por një kaos total.

"Reforma në drejtësi pas tetë vitesh ne kemi një drejtësi ku shifrat janë tronditëse, 75% e proceseve janë jashtë afateve, 52% e proceseve penale janë jashtë afateve. Në gjykatën e Apelit nga 22 mijë çështje ka shkuar në 30 mijë dosje dhe nga 78 gjyqtar që duhet të kishte, ka vetëm 25.

Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar, të gjitha çështjet janë jashtë afateve dhe katro mijëra çështje mund të shkojnë në Strasburg dhe ne duhet të paguajmë para sepse i humbasim gjyqet. Për fat të keq drejtësia funksionon me regjinë mediatike të ditës, kemi çështje të mëdha me energjetikën dhe kanë nga një vit që po hanë miliona euro. Vetingu u godit dhe nga Strasburgu në disa raste pasi kishte probleme në shkarkimin e gjyqtarëve. Kjo drejtësi është shumë më pas se drejtësia e vjetër ku gjykatat dhe prokuroria është shkatërruar e gjitha.

Me sebepin se po bëjmë pastrimin e sistemit këto nuk kanë asnjë strategji sesi do të mbushin vakancat por po mbushen me familjarë të politikanëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco