Gent Strazimiri: Kur shesin kaq kollaj Sali Berishën, sa mendohen me të shit ty, demokrat...?

Gent Strazimiri: Kur shesin kaq kollaj Sali Berishën, sa mendohen me të shit ty, demokrat...?

17:24, 02/09/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Nuk ka një "çështje Berisha" në PD!

- Ka një ÇËSHTJE EKZISTENCIALE PËR PD DHE DEMOKRATËT:
* qëndrimi ndaj NJERIUT TË NDERSHËM, të shitur për interesa të ulta!
Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.

Nuk ka një "hall të Sali Berishës" në PD!

- Ka një HALL EKZISTENCIAL PËR PD DHE DEMOKRATËT:
* qendrimi ndaj DEMOKRATIT PA KOMPROMIS, të shitur për interesa të ulta!

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.
- Nuk ka një "siklet Sali Berisha" në PD!

Ka një SIKLET EKZISTENCIAL PËR PD DHE DEMOKRATËT:
* qëndrimi ndaj pro-amerikanizmit historik, të papërsëritshëm, të palëkundur, të shitur për interesa të ulta, nga njerëz që vetëm pro-amerikanizmit nuk po i kontribuojnë.
Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

- Nuk ka një "pengesë Sali Berisha" për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri!

Ka një PENGESË EKZISTENCIALE PËR PD DHE DEMOKRATËT:
* qëndrimi ndaj "Ardian Dvoranit kampion demokracie" dhe eshtrave të martirëve të shitura për pazare të ulta.

Sali Berisha "minues demokracie" ështe thjesht ilistrim i saj!
Sali Berisha, nëse do kishte një "hall" a "siklet", do ishte fshehur si të gjithë ata "memecë" që u bëjnë bisht kamerave, gazetarëve, madje edhe demokratëve e, që recitojnë vetëm tekstin që u vjen me whatsapp...

Sali Berisha, si çdo njeri i ndershëm, demokrat i palëkundur, pro-amerikani "par excelence", ka zgjedhur "amerikanisht" përballjen në rrugë gjyqësore, jo fshehjen e as retorikën politike...

ÇËSHTJA EKZISTENCIALE e PD është BETEJA JOTE, DEMOKRAT I PALËKUNDUR, NJERI I NDERSHËM, ANTI-KOMUNIST, PRO-AMERIKAN që në gen!
Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

Kur guxojnë të shesin Sali Berishën, sa sekonda mendohen me të shit ty?
KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco