Një histori me Flynnn-at e Lulit!

Një histori me Flynnn-at e Lulit!

16:53, 02/09/2023
A+ Aa A-

Me një shok të Lulit që kishte punuar me të në Kosovë na therret në zyrën e PD pasi kishte fituar Trump:

Tani ja hodha, na thotë, Michael Flynn është bërë këshilltar për Sigurinë Kombetarë i Trump, është vëllai i shefit tim në UNMIK Paul Flynn.

Trumpin e kemi si të duam.

Ky ish kolegu i tij në Kosovë më thotë që Luli ka qenë sekretarja e këtij Flynn dhe vertët ka pas ndikim tek ai, qenka me fat.

Pak më vonë më thotë: Ore Luli mashtrues është, të gugulloj një herë për këtë Paul Flynn që ka pas Luli shef a ka lidhje vërtetë me Flynn e Trump?

Dhe çfarë na del?

Flynn i Lulit ishte irlandez dhe sot punon akoma në Kosovë dhe nuk kishte asnjë lidhje me Flynn amerikanin e Trump.

Ky është Luli!

Mos u habisni kur ta prezantoj edhe Jeminin me floke te lyera si londinez. Tek e fundit kuksiane e hasiane ne Londer ka shume!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco