Vijon tallja e deputetëve me karagjozllëqet e Lulit/ Bledion Nallbati: Teatri veror i Lulit kërkon zvogëlim të opozitës për t'i krijuar qetësi Ramës

Vijon tallja e deputetëve me karagjozllëqet e Lulit/ Bledion Nallbati: Teatri veror i Lulit kërkon zvogëlim të opozitës për t'i krijuar qetësi Ramës

16:12, 02/09/2023
A+ Aa A-

Vijon tallja e deputetëve të Partisë Demokratike me Lulzim Bashën pas farsës së tij të sotme në pallatin e sportit Asllan Rusi. Deputeti Nallbati e ka quajtur teatër veror lëvizjen e Bashës dhe ka bërë thirrje për bashkimin e demkratëve.

Postimi i Bledion Nallbatit: 


Teatri veror shëtitës më i madhi i dekadës po luan sot shfaqjen e fundit.

Demokratët dhe qytetarët duan bashkim, teatri ecën përpara me përjashtime e përçarje të reja.

Demokratët dhe qytetarët duan të forcohet PD dhe opozita që të mundin Edi Ramën, teatri kërkon të zvoglohet që ti krijojë qetësi Edi Ramës.

Demokratët dhe qytetarët presin zgjidhje, teatri ofron të njëjtën shfaqje fallciteti përgjatë 10 viteve, pa asnjë shenjë reflektimi.

E sigurt është që teatri mbyll shfaqjen sot dhe hyn në histori si dramë personale e vetëm një individi, pa asnjë lidhje me partinë, demokratët dhe qytetarët që duan ndryshimin dhe një Shqipëri më të ardhme më të mirë se e sotmja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco