Deputeti Dash Sula tallet me Bashën: Prandaj s'paska ardhur PD në pushtet, sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi

Deputeti Dash Sula tallet me Bashën: Prandaj s'paska ardhur PD në pushtet, sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi

15:25, 02/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka ironizuar farsën e Lulzim Bashës ditën e sotme, i cili mori për vete të gjitha postet e mundshme në parti. Basha e bëri veten sot kryetar të përjetshëm, por edhe kryetar i grupti paralamentar. I braktisur nga të gjithë deputetë e grupti parlamentar, Basha tashmë po tallet nga ata publikisht. Më herët edhe deputeti Gështenja akuzoi Bashën si pengmarrës të simboleve të Partisë Demokratike.

Postimi i Dash Sulës:

[🔴] Prandaj spaska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi [🙈]
[📍] Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqëndrimi i pushteteve te një individ?!
Asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik.
-Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi.
-Si ka mundësi që i vetshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.
[📍] Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrësesi për PD dhe demokratët.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco