SYRI TV/ Eksportuesit në krizë nga zhvlerësimi i euros: Në shtator, protesta

13:00, 02/09/2023
A+ Aa A-

Shoqata e Eksportuesve Shqiptarë paralajmëroi protesta dhe lëvizje të ashpra në shtator për shkak të humbjeve që u ka shkaktuar zhvlerësimi i euros. Ata i kërkuan qeverisë të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen e krizës, ndërsa theksuan se nëse kjo situatë do të vijojë njësoj shumë biznese do të mbyllen dhe të do nxiten largimet masive nga vendit. 

Nga SYRI TV

Luhatjet e forta në kursin e këmbimit i kanë shkaktuar një humbje prej 34. 8 milionë eurosh  shoqatës së fasonëve, ndërsa mungesa e mbështetjes së qeverisë   për marrjen e masave konkrete, ua ka bërë më të rëndë përballimin e  situatës. Në një konferencë për mediat, një ditë pasi i dërguan një letër zyrtare me 8 pika kreut të qeverisë, Edi Ramës, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve paralajmëroi këtë të shtunë protesta dhe lëvizje të ashpra në shtator

Shoqata e Eksportuesve kërkon reduktimin e parave jashtë bankave për formalizim të tregut, de-euroizimin dhe bashkërendim të kontrolleve mbi transaksionet.  Eksportuesit i bënë thirrje qeverisë të ndërhyjë menjëherë, në të kundërtën shprehen se kjo situatë do të nxisë edhe më tej largimet nga vendi.

Sipas  tyre, në kushtet kur bizneset janë në pikiatë dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë  nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje, duhet bashkëpunim mes bizneseve dhe institucioneve për kapërcimin e krizës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco