Pas Bardhit, edhe Alibeaj braktis Bashën/ Shkak, neni i ‘dorëheqjes’

Pas Bardhit, edhe Alibeaj braktis Bashën/ Shkak, neni i ‘dorëheqjes’

12:20, 02/09/2023
A+ Aa A-

Pas Gazment Bardhit, Lulzim Basha braktiset edhe nga Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit ka vendosur të refuzojë të ashtuquajturin Kuvend Kombëtar të thirrur nga Basha.

Vete Alibeaj e ka justifikuar mosprezencën e tij me impenjime partiake jashtë Shqipërisë. Por a ka arsye tjetër që Alibeaj të mungojë në këtë aktivitet shume të rëndësishëm të PD-se zyrtare?

Sipas burimeve për News24, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në mbledhjet e Kryesisë së PD-se zyrtare, se do e mbështeste Lulzim Bashën vetëm nëse në statut do të vendosej një dispozitë, që nëse kryetari do të humbiste zgjedhjet e 2025-en, ai do të dorëhiqej.

Por kjo nuk ka ndodhur, pasi në ndryshimet statutore që pritet te miratohen, nuk ka asnjë dispozitë që të detyrojë kryetarin e të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco