Presidentja e Kosovës, vizitë shtetërore në Tiranë më 4 dhe 5 shtator - axhenda

Presidentja e Kosovës, vizitë shtetërore në Tiranë më 4 dhe 5 shtator - axhenda

09:25, 02/09/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare më 4 dhe 5 shtator 2023 në Tiranë, e ftuar nga homologu shqiptar Bajram Begaj. 

Në njoftimin e dhënë nga presidenca e Shqipërisë thuhet: "Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Më poshtë gjeni disa nga detajet  e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

4 shtator 2023

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco