VIDEO/ Korreshi: Ka pasur një dakortësi mes opozitës për bashkim

20:00, 01/09/2023
A+ Aa A-

Saimir Korreshi, deputet i PD, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv,  komentoi deklaratën e sotme të liderit demokrat Berisha, se po zhvillohen negociata me Gazmend Bardhin për të dalë në një grup të përbashkët deputetësh.

Korreshi, u shpreh ndër të tjera se që në fund të korrikut ka pasur një dakortësi mes tyre dhe kjo frymë po vazhdon.

Sipas tij, nëse bashkëbisedimi vazhdon, qeveria Rama do i ketë ditët e numëruara.

Mendoj dhe gjykoj se me lëvizjet e somte në pd mendoj se do kemi një sezon parlamentar të vrullshëm ashtu siç mbaroi korriku.

Po te kujtoni, në korrik ka pasur një dakortësi ose ndryshe një gjatësi vale mes dy kampeve ose ndryshe mes dy grupeve që mendojnë ndryshe.

Mendoj dhe e njëjta gjë po vijon dhe ka vijuar gjatë gjithë kohës, kemi qenë me shumë kolegë që menojnë ndryshe përsa i përket lidershipit por asnjëherë nuk kemi dyshuar kë këmi armik kryesor Edi Ramën dhe se si skandali mbulon skandalin nga dita në ditë.

Është bërë një batërdi ndërkohë që njerëzit presin një opozitë që të shkuli karrigen e paralmentit, ku nuk ndalojnë denocimet, ku ti japin mundësi shprehjes dhe të ketë një alternativë për 2025.

Mendoj dhe gjykoj se nëse do kemi një fillim sezoni si fundi korrikut mendoj se kjo qeveri nuk do i ketë ditët e gjata, ajo dita ditës po i shkurton vetë ditët me skandalet të cilët nuk di kë të denoncosh më përpara .

Kjo qeveri e kalbur ka përfituar nga situata e brendshme brenda Paritisë Demokratike sepse të gjithë njerëzit sot duhet të ishin në këmbë për faktin se gjithë taksat e tyre janë vjedhur dhe janë futur  taksta e tyre.

Në burg sot duhet të ishte Edi Rama por dhe ministrat dhe jo zëvendës ministrat dhe rojet e derës.

Ndaj mendoj dhe gjykoj se ky është qëllimi i kësaj opozite, kundërshtari ynë është i qartë dhe është Edi Rama dhe kjo qeveri e kalbur e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco