VIDEO-SYRI TV/ Grupi parlamentar i PD drejt bashkimit, Berisha konfirmon bisedimet me Bardhin

16:38, 01/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari Demokratëve Sali Berisha deklaroi këtë të premte para gazetarëve, se ka negociata me Gazmend Bardhin dhe të gjithë deputetët për bashkimin e grupit parlamentar. Sipas Berishës, ky është vullnet i të gjitha palëve, ku të përjashtuar nga këto bisedime janë Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj, që përdoren nga Edi Rama. Berisha komentoi edhe aktivitetin qe do të mbahet nga Basha të shtunën, ku theksoi se ish kreu I PD-së vijon misionin e tij për të dëmtuar opozitën dhe shërbyer Edi Ramës.

Nga SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha konfirmoi këtë të premte se po zhvillohen negociata me deputetët e tjerë të PD-së për të arritur në unifikimin e grupit parlamentar në këtë sesion të ri.

Në fjalën e tij, Berisha bëri me dije detaje nga mbledhja me deputetët, ku theksoi se është rënë dakord që të vijojnë bisedimet për bashkimin e grupit, si dhe shtoi se të vetmit që nuk pranohen për diskutime jane Basha dhe Alibeaj.

Për aktivitetin që Lulzim Basha do të mbajë ditën e shtunë, Sali Berisha deklaroi se ish kreu I PD-së vijon të jetë peng i Ramës.

Në konferencën me gazetarët, lideri i opozitës i uroi shërim të shpejtë ish-kryeministrit Fatos Nanos, i cili prej disa ditësh është shtruar në spital, ndërsa dënoi veprimet e Ramës, duke deklaruar se kreu I qeverisë nuk lë fatkeqësi pa përdorur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco