SYRI TV/ Edhe Bardhi bën thirrje për bashkim: Opozita të unifikohet përballë Ramës

SYRI TV/ Edhe Bardhi bën thirrje për bashkim: Opozita të unifikohet përballë Ramës

16:28, 01/09/2023
A+ Aa A-

Thirrjes për bashkimin e opozitës iu bashkua edhe Gazment Bardhi. Deputeti demokrat bëri thirrje për unifikim të opozitës, në përballjen me kryeministrin Edi Rama, ndërsa deklaratat e tij, u bënë në përfundim të konferencës së kryetarëve, ku PS kundërshtoi që në seancën e parë të sesionit, të përfshihen edhe çështjet e zgjedhësve.

SYRI TV

Në nisje të seasionit të ri parlamentar edhe Gazmend Bardhi ka bërë thirrje për bashkim, përballë kryeministrit Edi Rama, duke thënë se opozita duhet të unifikohet, në betejën që ka me qeverinë. 

Bardhi komnetoi edhe aktivitetin politik të Lulzim Bashës, duke e cilësuar si një lëvizje personale të një deputeti, ndërsa theksoi se ditën e shtunë, nuk ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar.

Deklaratat e deputeti demokrat, u bënë në përfundim të mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku Partia Socialiste refuzoi që të përfshinte në seancën e parë të këtij sesioni, edhe diskutime për çështjet e  zgjedhësve. Sa i përket aktivitetit parlamentar, Partia Socialiste dha sërish sinjale se është ajo që e përcakton se me cilin segment të opozitës, do të negociojë për reformat dhe ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Kuvendi do ti rikthehet jetës paralmentare, të hënën e 4 shtatorit, ku do të mbahet edhe seanca e parë, e sesionit të ri plenar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco