Butaforia e Ramës te 'Shefqet Ndroqi', për të fshehur përgjegjësitë ndaj skandalit të Sterilizimit

Butaforia e Ramës te 'Shefqet Ndroqi', për të fshehur përgjegjësitë ndaj skandalit të Sterilizimit

09:00, 30/08/2023
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Kryeministri baltos mjekësinë shqiptare, plejadat e saj! - Një butafori e Ramës tek “Shefqet Ndroqi” për të fshehur përgjegjësitë ndaj skandalit të sterilizimit e PPP në tërësi.

Duke pare atë teatralitet me ato “instrumenta kirurgjikale” të shkatërruara, dëshiroj t’i them se mjekësia shqiptare nuk fillon me Ramën. Kirurgjië, edhe e madhe, është prej shumë vitesh.

Është bërë edhe kardiokirurgji, neurokirurgji, digjesitive, ortopedi, urgjenca madhore. Është bërë edhe kirurgji pulmonare, pikërisht në atë spital ku ishit dje.

Dhe kjo nuk mund të kryhej veçse me instrumente të përshtashme, të avancuara për kohën. Pa dyshim, sterile ato, realizuar në përputhje me nivelet e periudhave.

Unë nuk mohoj zhvillimin linear si ju sot, domosdoshmërinë e tij. Teknikat, instrumentet përmirësohen, qofte edhe të sterilizimit, kontrolleve, ky është zhvillimi. Por ju sot, duke mohuar këtë parim universal, historinë e mjekësisë sonë, kërkoni të fshihni thelbin e problemit me këto PPP-të gryrrëse, bllokuese në shumë aspekte, Ato që janë krijuar monopole private të paguara nga shteti, të cilat rrisin koston dhe kondicionojnë cilësinë, pa konkurencë….plus procedurat okulte të tyre!

Është shkatërruar autonomia spitalore dhe e kujdesit parësor. I janë “dhuruar” privatit kapacitet publike si spitalore ashtu dhe të parësorit etj etj.

Dhe këto nuk mund të zbehen me nevojën e përmirësimit të instrumenteve, të sterilizimit të tyre para përdorimit etj….

Qesharake ta përdorësh kështu “zhvillimin”!.

Prandaj më së fundmi po lëviz edhe “drejtësia”, të cilës ju i bëtë presion.

Do të ishte më mirë të shkonit t’ua shpjegoni atyre direkt, qoftë dhe si avokat i procesit. Por t’ia shpjegonit edhe publikut se si mundet që për një proces që ju e cilësuat krenari të qeverisjes suaj… pothuajse të gjithë janë nën drejtësinë tashmë.

A nuk ju duket tepër kontradiktore kjo?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco