Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Vasili: 'Rama flet broçkulla për të blerë heshtjen në grabitjen me Sterilizimin'

Vasili: 'Rama flet broçkulla për të blerë heshtjen në grabitjen me Sterilizimin'

13:51, 29/08/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Kryeministri, peng i koncesioneve hajdute, sot tha se infeksionet spitalore janë në minimum se ky kishte bërë PPP (konçesion) për sterilizimin e instrumenteve.

Kryeministri vazhdon të flasë qëllimisht si injorant sepse duhet të justifikojë aferën e Sterilizimit.

Po i shpjegojmë njëherë e mirë këtij që ta mbyllë gojën e të mos vazhdojë me broçkulla që nuk i ha njeri, vetëm e vetëm për të mbrojtur hajdutllëqet e tij.

1. Infeksionet spitalore kanë dhjetëra arsye përse shfaqen dhe për këtë arsye janë edhe tepër të vështira për t’u luftuar kudo në botë edhe në ambientet spitalore me infrastrukturën me të përsosur e moderne.

2. Sterilizimi i instrumenteve është vetëm njeri nga këto dhjetëra shkaqe dhe as ka qenë ai përcaktuesi në dominimin e tyre dhe aq më pak që t’i çonte drejt zeros.

3. Pasi beteja me infrastrukturën e dobët dhe me shumë shërbime mjekësore që janë burim i infeksioneve spitalore apo nozokomiale si dhe rezistenca tepër e rritur ndaj antibiotikëve janë ato që përcaktojnë e dominojnë të gjithë tablonë e këtij problemi madhor të mjekësisë botërore.

4. Asnjë specialist mjekësie në botë nuk do të guxonte të thoshte që po çojmë në zero infeksionet spitalore se sterilizuam instrumentet me PPP((konçesion).

5. Ka edhe një protokoll të plotë që detajon luftën kundër infeksioneve spitalore që në vitin 2012, i cili u përgatit nga specialistë të shkëlqyer profesionalisht dhe tepër modestë moralisht.

6. Në QSU që në 2012 ka qenë ngritur një sektor i veçantë për ndjekjen e infeksioneve spitalore.

Po ta lexonte sadopak këtë protokoll, ky kryeministër i korruptuar dhe shkollëpak do të skuqej për broçkullat që flet. Megjithatë, këto shpjegime ishin vetëm për ju dhe në respekt të dëshirës suaj për të ndarë informacione korrekte.

Ky shkollëpaku nuk lexon e kupton asnjë rresht nga këto sepse ai është rehat, boll leket të vidhen pa u ndalur. Ai është i lumtur se di shkrim e lexim dhe këto mjaftojnë që ai të vazhdojë të lexojë çfarë t’i venë përpara, boll të garantojë heshtjen dhe mbylljen e gojës që kompromenton rëndë vetë atë.

P.s Fotot janë protokolli për infeksionet spitalore hartuar në 2012.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco