Z. Briatore, kur të vish në Maldiven tonë, kalo nga Mihali ose tek ai në Sarandë që jep me qira!

Z. Briatore, kur të vish në Maldiven tonë, kalo nga Mihali ose tek ai në Sarandë që jep me qira!

14:35, 24/08/2023
A+ Aa A-

Nga Edmond Spaho.

Sot në të gdhirë një 17-vjeçar i papërgjegjshëm nga “Maldivet e Europës” vrau dy turistë italianë dhe plagosi dy të tjerë duke ecur në rrugë si i tërbuar me makinën e tij. Me siguri ka qenë paksa i hashashuar me hashash për qëllime mjekësore.

Më pas vjen ngjarja e mëposhtme, ku pronari nga “Maldivet e Europës” merr peng 6 turistë italianë sepse i kanë "shkatërruar" apartamentin. Edhe sikur të jetë kështu, ai duhet të lajmëronte policinë dhe jo t’i merrte peng.

Sikurse shihni, pas atij fillimi magjepsës me reklama të porositura dhe 80 eurot e Melonit, “Maldivet” po kthehen në origjinë dhe po shfaqin thelbin, që nuk jemi të përgatitur në asnjë aspekt për një bum të tillë turistik.

Ngjarjet e mësipërme më kujtojnë Mihalin me thikë në gojë, kërcyer mbi kafonon e makinës duke kërcënuar biznesmenin spanjoll që i ktheu mbrapsht kocat, sepse ishin cilësisht poshtë pritshmërive të tij. Mihali të paktën kishte vetëm llafe, por këta të sotmit të vrasin e të marrin peng edhe kur je në punën tënde.

Sot lexova në një shkrim të një gazete qeveritare që Flavio Briattore shprehej që mund të pushonte në Shqipëri.

Po, more zotëri, hajde se na nderon, por ju kur vini në “Maldivet e Europës” pushoni në vilën qeveritare të Edi Ramës, të cilën ai së fundi e quan “shtëpia ime”. Kalo një herë andej nga Mihali ose tek ky i sotmi që jep apartamente me qira dhe pastaj flasim. Të fala nga “Maldivet”!

P.s: Të lutem, kur të vish në Maldiven tonë, kujtoje kryeministrin t’u thotë kryetarëve të tij të bashkive t’i heqin ndonjë fshesë rrugëve të brendshme të zonave turistike dhe të mos ia lënë këtë punë perëndisë kur hedh ndonjë pikë shi. Faleminderit Flavio!

VIDEO - 'Hape derën, hape derën tani!' - Mori peng 6 të rinj italianë në Sarandë se i shkatërruan apartamentin, arrestohet pronari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco