Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

A po e shantazhon SPAK Presidentin Begaj për llogari të Ramës?

A po e shantazhon SPAK Presidentin Begaj për llogari të Ramës?

20:27, 21/08/2023
A+ Aa A-

Sot në Athinë po mbahet një takim me liderë rajonalë dhe europianë të nivelit më të lartë, edhe ‘stari’ politik i momentit global është në këtë takim, Presidenti Zelenski.

Mungoi ftesa për ‘liderin global’ dhe atë gjerësisht në qarqe diplomatike po konsiderohet gjithnjë e me shumë si ‘Edioti i Tiranës’ për shkak të delirit të tij dhe protagonzimit të tij të sëmurë. Por sigurisht që kryeministri grek nuk mund të linte pa ftuar Shqipërinë e për këtë zgjodhi kreun e shtetit, Presidentin Bajram Begaj.

Ky i fundit refuzoi nga frika e Ramës dhe e la Shqipërinë në bojkot.

President modest ishte edhe Bamir Topi dhe i zgjedhur vetëm me votat e Berishës, dhe në samitin e NATO ku do bëhej anëtarësimi i Shqipërisë në 2008 mori edhe bashkëshorten me vete në darkën e pritjes vetëm e vetëm që të mos kishte vend për kryeministrin Berisha aty, edhe pse Berisha ishte i ftuar si kryeministri i qeverisë që realizoi reformat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Po sot edhe pse Rama nuk ishte i ftuar, Presidenti Begaj bojkotoi takimin në shenjë ‘respekti’ ndaj Ramës e ndoshta frikë ndaj SPAK.

Ditën kur Greqia vendosi flamurin e Kosovës në selinë e qeverisë së saj në prani të Vuçic, Zelenskit e Kurtit, pra ditën kur parti pro serbe në Athine po e akuzojnë se tradhtoi serbët duke njohur de facto Kosovën, Begaj, tashmë një zyrtar i Ramës nën ankthin e Gjiknurit, Beqaj e te tjerë zyrtar socialistë, lë bosh vendin e Shqipërisë.

Pyetja është, nga se ka frike Presidenti Begaj dhe me çfarë e kërcënon Rama që nuk guxoi të shkonte ne takimin e Athinës si President i Shqipërisë?

A po e shantazhon Rama me dosjen e Olta Xhaçkës ku ish-gjeneralë e akuzojnë edhe Presidentin se ka firmë aty si Shef i Shtabit?

A po i thotë Rama, Begajt se vendi ka nevoje për një peshk të madh në detyrë të bëhet kurban prandaj kujdes?

Të gjithë mund te jenë hamendësime, por gjesti i fundit i Begajt një gjë e tregoi qartë; Presidenti është një shtojcë e ministrave të Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco