VIDEO/ Si e mbronte Rama vjedhjen e 100 milionë eurove të Sterilizimit duke aktruar në studio!

14:22, 17/08/2023
A+ Aa A-

“Unë jam në punë për të bërë shtet në shëndetësi, ti je në punë për "të rrjepur pula"!”- Të tillë reagim ka pasur kryeministri Edi Rama vite më parë, për koncesionin e hetuar të sterilizimit në shëndetësi që u pasua nga 8 arrestime zyrtarësh sot, reagim nervoz gjatë një interviste me gazetarin Ylli Rakipi më 7 prill 2017.

Rakipi e ka pyetur hapur kryeministrin  që në nisje të emisionit "Të paekspozuarit" për koncensionin e sterilizimit dhe se si 100 milionë dollarë (tha ai)  i janë dhënë një emigranti shqiptar, Ilir Rapajt, me një kompani me vetëm një të punësuar dhe 1500 euro kapital!!!

Por, Rama, i armatosur me gërshërë të vjetra gjinekologjike, të thyera, që i kishte sjellë në studio për të ilustruar rëndësinë e këtij koncesioni në shëndetësi, duke i cilësuar denoncuesit e opozitës si "agallarët e katundit" është përpjekur me të gjitha format e artit që t’i mbushë mendjen, gazetarit, për rëndësinë e madhe bashkë me krenarinë që ndiente për atë vendim që kishte marrë.

“Unë jam këtu për të bërë punë punë në shëndetësi, ti je për "të rrjepur pula!” – e sulmon Rama, gazetarin edhe në pjesën e dytë, pasi ai nuk po hiqte dorë nga pyetjet e tij.

Dhe pjesa më kulminante, ku Rama sërish i dredhoi përgjigjes, ishte pyetja fare thatë dhe e thjeshtë e Ylli Rakipit për 100 milionë dollarët e këtij koncensioni. (Dollarët, tha, jo eurot).

“Ore, ia ke dhënë një njeriu me 1500 euro kapital!!! Pose s’ma jep mua konçensionin e sterilizimit?! Unë të vë më shumë, 150 mijë euro!!!” - i tha me pafajësi gazetari, duke u përpjekur ta bindë kryeministrin e konçensioneve. Ndiqeni videon /ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco