Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Shkëlqim Cani, ministri që ndërronte mendjen rrugës rregullisht

Shkëlqim Cani, ministri që ndërronte mendjen rrugës rregullisht

13:59, 17/08/2023
A+ Aa A-

Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë në pyetje ish-ministrin Shkëlqim Cani.

Personazhi Cani mbetet figura më interesante e të gjitha kabineteve të Kryeministrit Rama.

Ajo që vihet re te të gjitha praktikat që sot janë në duart e prokurorisë është ndryshimi i qëndrimeve të Canit.

Si te praktikat e inceneratorëve, ashtu edhe te kjo më fundit e koncesionit të sterilizimit, Cani e ka nisur me shkresa përgjigjesh të gjata dhe me tërsëllimë dhe pastaj te shkresa e tretë apo e katërt shprehej parimisht dakord.

Çfarë i ndodhte rrugës Shkëlqim Canit që ndërronte mendje?

Çfarë i ndodhi rrugës Shkëlqim Canit që procedurat e eurobondit për të cilat hartoi një kallëzim për gjysmën e stafit të Ministrisë së Financave, paralelisht me kallëzimin i zhvillonte me të njëjtat procedura për rinovimin e eurobondit!?

Minimalisht Shkëlqim Cani në atë rast ka kryer veprën penale të kallëzimit të rremë.

Por ajo histori u harrua me sukses nga gjithë protagonistët dhe hallexhinjtë që viktimizoi Cani.

Sot po dalin në dritë faqe të tëra me shpjegimet e qëndrimeve të ministrave të Ramës për 3 dosjet e inceneratorëve dhe së fundmi për praktikën e sterilizimit.

Pse Çim Cani me përgjigjet e para shprehej kundër me faqe të tëra argumentesh dhe në fund binte parimisht dakord, kur asgjë nuk ndryshonte.

A ishin përgjigjet e Canit reflektim i zyrtarit shembullor apo tekste të hedhura si pazar për palën apo palët që Cani i dinte fort mirë se kush ishin?

Me shkresën e tij të parë si përgjigje për koncesionin e sterilizimit, Shkëlqim Cani praktikisht ka rrëzuar koncesionin.

Kurse me shkresën e fundit Çim Cani thjesht u lutet që kërkesat (që Çimi e dinte mirë se cilat ishin), të shohim se mos rregullojnë ndonjë problem nga lista e atyre çështjeve që në fakt janë kompetencë e ministrit të Financave.

Çim Cani do të mbahet mend si guvernatori në epokën e të cilit u zhvillua tenderi i famshëm i kartëmonedhave. Ai tender përfundoi në prokurorinë e kohës.

Nga ai proces penal Çim Cani me një ftohtësi prej delikuenti, nisi pas hekurave Dhame Piten, Zëvendësguvernatorin.

Dhame Pitja vdiq menjëherë pas daljes nga burgu.

Prokuroria e kohës nuk e gjeti kurrë (sepse nuk kontrolloi kurrë në sirtarin e Guvernatorit Cani), memon e nisur nga drejtori juridik i Bankës së Shqipërisë i cili informonte Canin për shkeljet procedurale, duke i kërkuar që Cani në cilësinë e tij si guvernator të ndërhynte drejtpërdrejt duke pezulluar, anuluar apo autorizuar vijimin e procesit.

Cilit zëvendës do t’ia kalojë kësaj radhe përgjegjësinë Cani?

Në kohën kur Cani ishte Ministër, zëvendësministrat ishin 2:

- Ervin Mete, që është i biri i ish-prokurorit famëkeq Bilbil Mete

Dhe

- Erjon Luçi, djali i një ish-pedagogu famëkeq të Fakultetit Ekonomik.

Dikur Çim Cani gjeti Dhame Piten si jurist përgjegjës për shkeljet, sepse siç thotë Çimi: "unë nuk jam jurist".

Nga 2 ish-zv.ministrat, Ervin Mete është jurist.

Çimi e ka një gomë shpëtimi./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco