SYRI TV/ 'Llafe nga politika e rrugëve': Si krenohej Rama me koncesionin e sterilizimit

13:38, 17/08/2023
A+ Aa A-

Ndërsa SPAK vendosi në pranga për korrupsion, 8 persona për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit, prej vitesh kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si sukses të qeverisë së tij. Gjatë inspektimeve në spitale, Rama krenohej me koncesionin e sterilizimit, duke sulmuar vazhdimisht opozitën, që kishte hedhur akuza për abuzimeve më këtë koncesion. 

Nga SYRI TV

Koncesioni 100 milionë euro i sterilizimit, për të cilin SPAK arrestoi 8 persona për korrupsion, mes tyre ish zv.ministrin e Shëndetësisë dhe një prej biznesmenëve përfitues, është  shitur si një histori suksesi nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa që prej vitit 2015, Partia Demokratike denoncoi abuzimin me dhënien e këtij koncesioni, kryeministri Edi Rama e mori në mbrojtje këtë kontratë të partneritetit publik- privat, duke iu përgjigjur  akuzave të opozitës me sulme.

Më 31 janar të  vitit 2020 përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehej  se falë investimit privat janë garantuar instrumente mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane.

Edi Rama, 31 janar 2020: “Ju kanë rrokanisur kokën me dokrrat shurdhuese për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, por e vërteta është se deri dje (dhe dje jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë) mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni, se ia hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro- kineze. Ju kanë kërdisur pa pushim me tam-tamin se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, por jo, gënjejnë si derrat e knaqun të Migjenit.”

Shefi i qeverisë shfrytëzonte çdo vizitë në spitale për t’u krenuar me koncesionin e  sterilizimit  siç ndodhi gjatë vizitës që  bëri në spitalin e  Vlorës në po të njëjtën ditë.

Madje edhe gjatë një vizitë  në muajin janar të vitit 2020, në ambientet e spitalit të ri kirurgjikal "Frederik Shiroka" në QSUT, kryeministri u kujdes ta merrte sërish në mbrojtje këtë koncesion.

Për periudhën 2016-2022, nga buxheti i shtetit,  përmes parave të taksapaguesve janë paguar 76 milionë euro për atë që po rezulton të jetë një koncesion korruptiv.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco