Sot gjyqi/ Gazetari i NY Times: Rama korruptoi McGonigal me fushat e naftës

Sot gjyqi/ Gazetari i NY Times: Rama korruptoi McGonigal me fushat e naftës

11:05, 15/08/2023
A+ Aa A-

Sot Charles McGonigal pritet të dalë përpara gjyqit në Nju Jork në lidhje me padinë e ngritur ndaj tij në lidhje me dyshimet se ka punuar për një oligark rus. Mendohet se McGonigal do të pranojë fajin sot. Ndërkohë, për padinë tjetër, për aferën shqiptare, ai është në negociata me prokurorët në Uashington. Gazeta amerikane ‘New York Times’ bisedoi me gazetarin e saj dhe ekspertin Michael Rothfeld në lidhje me këto akuza.

Charles McGonigal bëri një jetë të dyfishtë, mesa duket haptas. Si ia doli? Kush ishte ai, gjithsesi?

Charlie McGonigal, siç njihej- Charles Franklin McGonigal- i ngjiti shkallët e FBI-së, ndërsa bënte një jetë mjaft tipike periferie në Maryland dhe punonte për FBI-në. Më pas, në vitin 2016, ai mori postin më të lartë të karrierës së tij, si shef i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në qytetin e Nju Jorkut, që është një punë shumë e madhe. Ai e la familjen e tij pas në Maryland, dhe mesa dimë, kjo është periudha kur ai akuzohet se doli jashtë kontrollit.

Së pari, ai u takua me Agron Nezën, një biznesmen me origjinë shqiptare, një ish-oficer i inteligjencës shqiptare që jetonte në Nju Xhersi. McGonigal propozoi që Neza t’i paguajë 225 mijë dollarë që ai tha se do t’ia shlyente.

A nuk është më shumë se dyfishi i asaj që fitonte në FBI? Çfarë do të bënte McGonigal në këmbim?

Nuk e dimë pse McGonigal i kërkoi këto para. Por me pak fjalë, këta dy persona, McGonigal dhe Neza, udhëtuan në Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera.

McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe filluan të miqësohen. Dhe, sipas Departamentit të Drejtësisë, McGonigal po bënte gjëra që dukej sikur ishin shpagim për paratë e marra nga Neza. Ai e drejtoi kryeministrin drejt dhënies së një licence për shpime nafte një kompanie me të cilën lidhej Neza.

Më vonë, thotë Departamenti i Drejtësisë, McGonigal u përpoq të rregullonte një pagesë prej 500 mijë dollarësh për Nezën nga disa njerëz që dëshironin një takim diplomatim në OKB.

Kështu ai përdori postin e FBI-së, sipas akuzave, për të ndihmuar miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Pse McGonigal kishte nevojë për kaq shumë para?

Ne nuk i dimë të gjitha detajet rreth financave të tij. Por, një grua që kishte një lidhje me të, kur ai u transferua në Nju Jork, ka thënë se atij i pëlqente jeta e lartë në Nju Jork. Ajo tha se atij i pëlqente të dilte në restorante të shtrenjta si Sparks Steak House apo vende të tjera si Jean-Georges. Ai vishej me rroba të shtrenjta, i pëlqenin kostumet dhe kravatat e bukura.

Është e qartë se donte të fitonte më shumë para nga sa mund të fitonte nga paga në FBI. Kjo ka ndodhur në rastet e kaluara të korrupsionit të agjentëve federalë. Dhe qyteti i Nju Jorkut mund të jetë shumë i shtrenjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco