FOTO/ Berisha: Vëllezër siamezë në korrupsion! Ndajnë të njëjtin fat!

FOTO/ Berisha: Vëllezër siamezë në korrupsion! Ndajnë të njëjtin fat!

10:48, 15/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rikujtuar edhe njëherë tjetër disa nga bashkëpunëtorët e kryeministrit Edi Rama, të cilët janë takuar me ish-shefin e lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal gjatë vizitave të tij në Shqipëri.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Berisha, dallohet Charles McGonigal me ish-kryebashkiakun e Kukësit të arrestuar, Safet Gjici gjatë një darke, në tjetrën me ish-ministrin Damian Gjiknurin duke i dhënë ‘titullin Qytetar Nderi’, si dhe me kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Biberajn.

Vëllezër siamezë në korrupsion! Ndajnë të njëjtin fat!’, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se ditën e sotme, 15 gusht, në ShBA, pritet të zhvillohet seanca paraprake ndaj Charles McGonigal, ku i ofrohet mundësia për të pranuar akuzat dhe të shpallet fajtor, apo do të vijojë një gjyq normal ku është i pandehur për disa vepra penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco