Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Vangjel Dule në protestën për lirimin e Fredi Belerit, qytetarët: Kërkojmë drejtësi

Vangjel Dule në protestën për lirimin e Fredi Belerit, qytetarët: Kërkojmë drejtësi

18:42, 14/08/2023
A+ Aa A-

Një grup qytetarësh në Himarë po protestojnë për lirimin e Fredi Belerit. Në protestën e cila organizohet nga organizata e minoritetit grek OMONIA, është i pranishëm edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi. Ata kanë thënë se protesta po mbahet për lirimin e kryetarit që kanë votuar.

Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të mediave greke.

Kjo protestë vjen pak ditë pasi deputeti grek i Partisë “Demokracia e Re,” Angelos Syrigos zhvilloi një takim me Belerin në Tiranë, ndërsa shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë do të krisen nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco