Ekspertët e PD-së: Dosjet e inceneratorëve edhe në Zimbabve

Ekspertët e PD-së: Dosjet e inceneratorëve edhe në Zimbabve

20:32, 13/08/2023
A+ Aa A-

Grupi i ekspertëve të opozitës, të cilët janë mbledhur nën angazhimin e Belind Këlliçit kanë përgatitur një dosje të plotë në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Sipas të dhënave shumë nga materialet e publikuara në media, por dhe ato të cilat janë disponuar nga njerëzit e opozitës janë mbledhur, janë analizuar dhe është krijuar një dosje voluminoze në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Në krye të aferës së inceneratorëve janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi, si padronë të këtyre djegësve.

Kjo dosje e plotë do të dërgohet edhe në Zimbabve.

Burime zyrtare i thanë CNA, se çuarja e dosjes është në akt i rëndësishëm jo vetëm politik, por edhe qytetar, sepse kemi të gjitha dyshimet dhe faktet e pamohueshme tashmë, se nga Shqipëria është mashtruar zyrtarisht nga kompania e inceneratorëve edhe qeveria e Zimbabve.

Këtë e ka provuar SPAK me kërkesën e bërë së fundmi për sekuestrimin, por ka dhe shumë të dhëna të tjera që tregojnë se ka pasur një skemë mashtrimi, një skemë falsifikimi dhe një skemë të madhe të evazionit fiskal, të një grupi të strukturuar kriminal që fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri - tjetrin thuajse të njëjtët persona kanë korruptuar zyrtar bashkish, zyrtarë të lartë të administratës shtetërore dhe ka akuza për ministra, një prej tyre ndodhet në pranga.

Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit akuzohet nga vetë segmentet dhe strukturat e rilindjes, ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj nga ana tjetër. Ish kryeministri Sali Berisha drejton gishtin tek kryebashkiaku i Tiranës, kryeministri e kështu me radhë.

Dosja do të çohet e plotë në Zimbabve jo thjesht dhe vetëm për çështjen e emrave të pronarëve pasi nuk njihet si ka funksionuar skema në atë vend, por për të vënë në dijeni shtetin për aferën që ka ndodhur në Shqipëri, për faktet dhe provat e gjetura, për mashtrimin se si u ndërtua kompania nga shtetasi Klodian Zoto.

Pra nuk kemi të bëjmë me një kompani holandeze me eksperiencë në partneritet me Paul Wurth apo Energy Recuperator. Kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një skenar të një qytetari shqiptar që në fakt nuk kishte eksperiencë në çështjet e ndërtimit të inceneratorëve, kjo sepse dhe në Elbasan ai ka qenë nënkontraktor.

Është kompania Energy Recuperator ajo që ka pasur eksperiencë për ndërtimin e tyre e cila në fakt, te kompania që ka shkuar në Zimbabve nuk rezulton as Energy Recuperator as Paul Wurth të jenë më aksionerë por thjeshtë dhe vetëm kanë qenë pjesë e një skeme mashtrimi të bërë ndaj shtetit shqiptar.

Dosja është e plotë. Përmban rreth 1400 faqe të cilat do t’i çohen zyrtarisht qeverisë së Zimbabves e cila më pas mund të hetojë, apo strukturat e atij shteti do të hetojnë dhe zbardhin të vërtetën e një skeme mashtrimi që ka filluar në Shqipëri që nga inceneratori i Elbasanit dhe më pas ka marrë botën mbarë, theksoi i njëjti burim.

/ Shkrim i marrë nga CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco