Blushi: Pas ushtarëve të Peleshit edhe vartësit e Krifcës kapen me drogë, kjo është narko-qeveri

Blushi: Pas ushtarëve të Peleshit edhe vartësit e Krifcës kapen me drogë, kjo është narko-qeveri

19:41, 13/08/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, me anë të një statusi në rrjetin social 'Facebook' ka rrëfyer për qytetarët se në pranga për trafikim droge në Pogradec, sot, ranë vartësit e ministres së bujqësisë, Frida Krifca.

Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u zbuluan serat me kanabis në repartin special të Forcave të Armatosura të mbjella nga vetë ushtarët!

‘’Këto skandale të njëpasnjëshme provojnë se kartelet e drogës janë përhapur në çdo qelizë të shtetit dhe se ky trafik i mirëfilltë qeveritar, nuk mund të zhvillohet pa dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij’’, shkruan Blushi ndër të tjera.

Postimi i plotë: 

PAS USHTARËVE TË PELESHIT EDHE VARTËSIT E FRIDA KRIFCËS KAPEN ME DROGË!
Sot në Pogradec janë ndaluar në flagrancë dy punonjës lokalë të Ministrisë së Bujqësisë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Arrestimi i tyre (falë ndihmës së shërbimeve partnere) vjen vetëm pak ditë pas zbulimit të serave të kanabisit në repartin special të Forcave të Armatosura të mbjella nga vetë ushtarët!
Këto skandale të njëpasnjëshme provojnë se kartelet e drogës janë përhapur në çdo qelizë të shtetit dhe se ky trafik i mirëfilltë qeveritar, nuk mund të zhvillohet pa dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Narko-Qeveria nuk është një fantazi!
Inkriminimi i administratës publike, në funksion të blerjes së zgjedhjeve me paratë e drogës, është fakt që vërtetohet çdo ditë!
Kjo është fytyra e së keqes që duhet shkulur me rrënjë!
[📸] Në foto: Sasia e drogës që ju kap sot dy vartësve të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca që do trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco