VIDEO/ Hoxha: Rilindja është mafie dhe çështja e inceneratorëve duhet trajtuar me ligjin antimafias

17:36, 13/08/2023
A+ Aa A-

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ishte i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv , ku komentoi aferat e inceneratorit, të cilat po ‘djegin’ kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Hoxha u shpreh se çështja e inceneratorëve në vetvete duhet trajtuar me ligjin antimafias.

''Rilindja është mafie, sillet si mafie, ka përdorur pushtetin politik për të vjedhur ashtu siç bëjnë grupet mafioze’’, shtoi Hoxha ndër të tjera.

Është lajmi i mirë që po hetohet, sepse deri dje leje që mohohej si çështje por hynte në retorikën politike ‘shikoni sa e pastër është Tirana sot', që i kanë sytë e mbuluar me incenerator, në fund të ditës çfarë është!?

Është vjedhje publike e parave të shqiptarëve? Ç'do të thotë kjo? Cili kryefamiljar blen internetin kur ky shërbim nuk i jepet por vazhdon e paguan çdo muaj? Më gjeni një rast në Shqipëri ose në botë dhe të themi të kundërtën. Këtu rasti është se inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar kurrë dhe vazhdon paguhet çdo muaj si shërbim.

Çfarë quhet kjo? Përtej gjithë retorikave, shkrimeve, fabulave që nrgihen në fund të ditës është një vjedhje e madhe, për të cilën shyqyr që ka filluar hetimi. Dhe, uroj vërtet që hetimi të jetë gjithëpërfshirës që jo vetëm të bëjë drejtësi me njerëzit që kanë abuzuar me detyrën dhe nuk është një njeri, nuk është vetëm Arben Ahmetaj por janë një seri njerëzish, por kjo çështje duhet kapur në thelb. 

Pse? Askush prej zyrtarëve të qeverisë nuk i kishte atributet politike dhe administrative për të ndërmarrë të gjithë ato veprime juridike në kohë rekord, me shumë skandale, me njerëz të vdekur që kanë firmosur, me vendime të cilat janë lidhur akoma pa u krijuar kompania.

Imagjino që shteti të lidhë kontratë me një kompani e cila akoma nuk është krijuar. Kjo do të thotë që çështja e inceneratorëve në vetvete duhet trajtuar me ligjin antimafia.

Rilindja është mafie, sillet si mafie, ka përdorur pushtetin politik për të vjedhur ashtu siç bëjnë grupet mafioze dhe në rastin konkret po ju rikujtoj pyetjen: Cili njeri paguan çdo muaj për një shërbim që nuk ekziston?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco